Analisti Shehu: Rajoni do te pësojë ndryshime, ka dy etni të mëdha, shqiptarët dhe serbët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Redi Shehu tha në “Now” me Erla Mëhillin se pas dy dekadave Ballkani Perëndimor do të jetë i ndarë në dy etni, shqiptarët dhe serbët.

Sipas analistit Shehu kjo është arsyeja pse kancelarja Merkel vizitoi pikërisht Shqipërinë dhe Serbinë, si vendet me etnitë më të mëdha në rajon.

“Logjika e konfiguracioneve etnike, logjika sesi gjërat në Ballkan janë të vendosura, pas një ose dy dekadave në Ballkan do të ketë ndryshime. Këtë e bazoj në ekszistencën e dy etnive të mëdha. Jo rastësisht Merkel ishte në Serbi dhe në Shqipëri”, u shpreh Redi Shehu.

Shqipëria dhe Serbia do të përfitojnë kështu edhe nga Open Balkan tha analisti Shehu, pasi “Open Balkan rrit interaktivitetin e etnive me njëra-tjetrën dhe kjo çon në një kompaktësi të identiteve në Ballkan”.

Për projektin Open Balkan Redi Shehu tha se është inerci e Procesit të Berlinit, por është projekt i krijuar jo nga gjermanët, por nga amerikanët.

SHBA e shtoi aktivitetin e saj në rajon menjëherë pasi Porcesi i Berlinit pati disa “ndalesa” dhe kjo për analistin Shehu nuk është rastësi, pasi përkon me kohën kur u krijua Open Balkan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER