‘S’ka nevojë për ndërmjetësim Rama-Vuçiç’, Spiropali: E drejta në anën e Kosovës, reciprociteti nuk negociohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në emisioni ‘Now’ në Euronews Albania se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën, jo vetëm për njohje formale të shtetit të Kosovës, por për të krijuar politikë kohezive, është e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Znj. Spiropali e cilësoi një show të panevojshëm dhe të dëmshëm nga ana e Serbisë demonstrimin e forcës në kufirin me Kosovën. Sipas saj, në këtë rast nuk ka nevojë për një ndërmjetësim të kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiç pasi e drejta është qartazi në anën e Kosovës.

“Mund të ndërmjetësohet aty ku ka një dyshim se e drejta nuk është në një anë. Në këtë rast mendojmë se e drejta është për Kosovën. Duhet një reciprocitet për marrëveshje për të cilat është rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë se Kosova është në të drejtën e saj dhe po vepron ligjërisht përmes policisë së Kosovës. Nuk ka demonstrim të panevojshëm force. E kundërta po ndodh nga Serbia”, tha znj. Spiropali.

Sipas ministres, Kosova duhet të jetë e angazhuar në dialog, bashkë me Shqipërinë, dialog nga i cili nuk ka se si të shmanget Serbia. Ajo vlerësoi kryeministrin Edi Rama si një nga liderët më të angazhuar për paqen në rajonin e Ballkanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. Më...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER