Rezarta Çaushaj: Mes Ramës dhe Kurtit ka pasur një rivalitet, s’është konflikt i zakonshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rezarta Çaushaj, gazetare thotë se vizita e Edi Ramës në Kosovë është ndikuar nga perceptimi publik dhe kjo vizitë ka ardhur në momentin e duhur.

Gazetarja e konsideroi vizitën si një zhvillim pozitiv dhe që forcon pozicionin e Kosovës në një moment delikat ku ndodhet për shkak të situatës së krijuar në veri nga vendosja e reciprocitetit me targat.

“Kryeministri Rama mban peshën e një miqësie me Vuçiç të cilin tashmë nuk mund ta shesë si një person që kërkon dialog”, tha znj. Çaushaj duke shtuar se presidenti serb ka refuzuar dialogun me BE për Kosovën dhe ka përfshirë në çështje ambasadorin rus.

Duke i referuar qëndrimeve të fundit Gabriel Escobar të dërguarit të ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se ka një distancim të SHBA dhe e ka shkuar angazhim për Kosovë tek BE.

Shtuar kësaj faktin që BE nuk ka një politikë të jashtme të unifikuar e vendos Kosovën në një pozitë delikate.

Sipas znj. Çaushaj mes Ramës dhe Kurtit ka pasur një rivalitet dhe një ndarje në qëndrimet e tyre dhe nuk është thjesht një konflikt i zakonshëm pavarësisht se këtë gjë kryeministri i Shqipërisë u përpoq që ta fshihte gjatë vizitës në Prishtinë.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER