Spiropali: Beteja Berisha-Basha për pushtet a dinjitet s’i bën nder opozitës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ,Elisa Siropali e cilësoi debatin Basha-Berisha si një shfaqje a betejë për pushtet dhe dinjitet që nuk i bën fare nder opozitës. Ajo refuzoi të komentojë lidhur me zhvillimet e brendshme në PD, të cilën e cilësoi betejë për të shkuarën.

“Quaje luftë, betejë për dinjitet apo pushtet nuk ka rëndësi se beteja jonë si qeveri është për t’i siguruar njerëzve të ardhme më të mirë, siguri. Nuk mund të përfshihemi në një betejë që është për të shkuarën, por vetëm për të ardhme”, tha ajo.

Sipas znj. Spiropali, për shumicën qeverisës është me rëndësi që të ketë përballë një opozitë konstruktive që të  bashkëpunojë për miratimin e ligjeve në interes të publikut.

“Kemi një opozitë parlamentare, me të do operojmë sa i përket votave. Shohim se ka tendencë për të shtuar radikalizmin nga opozita. Por urojmë që beteja e brendshme të mos ndikojë në marrëdhënie me mazhorancën”, tha znj. Spiropali.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER