Spiropali deklaron: Nuk ka antagonizëm mes Ramës dhe Kurtit 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk ka asnjë antagonizëm midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit, tha na emisionin “Now” Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministrja tha se ekziston një mosdakordësi për çështjen e “Open Balkan”, mirëpo kjo nuk i cenon marrëdhëniet midis dy kryeministrave.

“Ka një mosdakordësi për çështjen e “Open Balkan” që mund të zgjidhet, të debatohet, por kjo nuk cenon aspak marrëdhënien vëllazërore dhe mbi të gjitha, marrëdhënien mes dy qeverive”, u shpreh Elisa Spiropali.

Znj. Spiropali tha se dy kryeministrat komunikojnë shumë shpesh me njëri tjetrin dhe se në të ardhmen do të komunikojnë akoma më shpesh, pasi marrëdhënia me Kosovën është një ndër prioritetet e qeverisë Rama 3.

“Në mandatin tonë të tretë një nga prioritetet tona është jo vetëm mbështetja e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar por edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve”, tha ministrja Spiropali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER