Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan: Ambasada e SHBA në Tiranë qendron në anën e duhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim gjatë një interviste për Euronews Albania u pyet nga gazetarja Erla Mëhilli nëse e sheh ndonjë herë të tepruar ndërhyrjen e ambasadorëve në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Përgjigja e tij ishte se  “të jesh ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk është e njëjta gjë si të jesh ambasador në një sërë vendesh të tjera”.

Sipas tij ambasadorëve të SHBa shpesh u drejtohen pyetje për çështje të brendshme që nuk u drejtojnë ambasadorëve të tjerë.

“Mendoj se thelbi është që, njerëzit në udhëheqje të përcaktojnë përparësitë dhe të vendosin se çfarë është e rëndësishme, çfarë duhet të bëjnë dhe të përqendrohen në këto gjëra. Mendoj se më së shumti e bëjnë këtë”, deklaroi z. Granoff.

Ai shtoi gjatë përgjigjes duke thënë se mendonte që “më së shumti ambasadorët amerikanë, dhe delegacioni i SHBA këtu, bëjnë një punë goxha të mirë, duke qëndruar në anën e duhur të gjërave”.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19...

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kampin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER