Thirrja e ministres Kumbaro: Mbeturinat të ndahen në momentin që hidhen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbetjet duhet të ndahen që në momentin që hidhen në letra, plastikë, qelq apo mbetje të ndryshme.

Ky është përfundimi që nxjerr ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro në mënyrë që të përmirësohet gjendja e ambientit ku jetojmë dhe cilësia e ajrit.

Kumbaro tregoi se në ligjin e menaxhimit të mbetjes që prej 2011 është shkruar se mbetjet duhet të ndahen, në mënyrë që më pas të riciklohen më lehtësisht.

Sipas saj, gabimi më i madh në qeverisje për 30 vite me radhë janë pikërisht mbetjet sepse nuk janë një problem që ndodh vetëm një herë. Njerëzit konsumojnë dhe prodhojnë çdo ditë prandaj është e nevojshme që t’i klasifikojnë mbeturinat që në momentin që i hedhin në kosh.

“Kjo është bërë vetëm me aksione, vetëm me fotografi Facebook-u, por asnjëherë nuk është kthyer në sistem,” – tha ajo.

Kumbaro theksoi se nëse personi që ndot nuk bëhet pjesë e procesit të pastrimit, problemi i ndotjes nuk ka për t’u zgjidhur ndonjëherë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më ngjitës

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19...

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kampin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER