Deputetët demokratë Belind Këlliçi dhe Dashamir Sula janë përplasur lidhur me rregulloren e Kuvendit pas përjashtimit të 4 deputetëve mbështetës të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Në emisionin Now, Këlliçi tha se i vetmi anormalitet tek deputetët që u përjashtuan është se mendojnë ndryshe nga kryetari.
Për Këlliçin është e pafalshme që Taulant Balla foli sot në emër të PD, duke u bërë zëdhënësi i demokratëve.
“Anormaliteti i vetëm është që unë kam mendim të ndryshëm nga kryetari. Kam marrë 11600 vota për PD, nuk mund të më largojnë nga grupi. Ka dalë sot Taulant Balla të ka mbrojtur. Zëdhënësi i PD ka qenë sot Taulant Balla, ju duhet të ulnit kokën”, tha Këlliçi.
Deputeti Dashamir Sula e cilësoi procedurë normale përjashtimin nga grupi të deputetëve, që sipas tij kanë dalë kundër kryesisë dhe institucioneve të partisë.
Sipas Sulës, PD duhet të pastrohet nga elementët e dhunshëm dhe vetëm kështu do ngrihet më e fortë.
“Kryesinë nuk e ke, kryesia është me institucionin, jo me Bashën. Kurrë nuk do dal t’i gjuaj partisë me gurë. PD do ngrihet më e fortë për sa kohë do ikin elementët e dhunshëm, partia duhet të pastrohet. Kushdo që akuzohet për korrupsion duhet të shkëputet nga PD”, tha Hysa.