A është politike inicativa e Metës për bashkitë pa kryetarë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Juristi Plarent Ndreca tha se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të jetë duke bërë një veprim politik, për të dekretuar datën e zgjedhjeve lokale në vend, në kulmin e luftës mes dy grupeve në Partinë Demokratike.

“Unë jam i prirë të besoj, referuar rolit institucional që ka presidenti i Republikës, që ai po e bën këtë gjë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo të vendimit të fundit të gjykatës që flet për çështjet e zgjedhjeve lokale”, tha Ndreca.

Ai tha se beson se presidenti po zbaton detyrimet e tij kushtetuese për të shpallur zgjedhje të parakohshme të pjesshme në 6 bashki që nuk kanë kryetarë.

Megjithatë, u shpreh ai, “duke iu referuar historikut të vonshëm të sjelljes presidenciale të Ilir Metës nuk përjashtoj faktin që Ilir Meta është duke bërë një veprim politik siç ka ndodhur në kohët e vonshme”.

Ndreca shtoi se nuk beson se presidenti po e bën këtë për “ndërhyrje në Partinë Demokratike” porse edhe nëse po ndërhynë e sheh si veprim pozitiv “sepse po përshpejton kthjellimin e disa elementeve që akoma janë të paqartë në këtë luftën e dy grupeve.

“Zgjedhjet lokale janë një mundësi për të treguar se kush është shumica institucionale dhe më pas edhe për të testuar grupet se kush është shumica që kontrollon PD-në”, tha Ndreca.

Në anën tjetër, Çlirim Gjata që është anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike u shpreh se veprimi i presidentit nuk ka lidhje me përçarjet brenda PD-së.

Ai i quajti “teori konspirative” idetë se presidenti mund të jetë duke çuar 6 bashki në zgjedhje që të ndërhyjë në situatën brenda PD-së.

“Jam dakord me atë që presidenti po tregohet institucional. Nuk e di çfarë vlere ka që të hysh në 6 bashki, të gjesh konspiracionin – se presidenti qenka veshur si partizan që ta marrin për gjerman, e të sajojmë të tilla makinacione”, tha Gjata.

Më vonë gjatë debatit, zoti Gjata foli edhe për shkarkimin e mundshëm të presidentit Meta, ku tha se Kushtetuesja do ta shtyjë marrjen e vendimit në mungesë kuorumi.

“Sidomos në këto çështjet kaq të rëndësishme, me kaq peshë në histori si precedent, është mirë që të jenë të 9 anëtarët aty, me mandat të rregullt, që të jetë përgjegjësi e plotë”, u shpreh ai.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here



Etiketimet

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Një person është asfikuar nga zjarri në apartamentin e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën "Memo Meto" në Tiranë  Sipas...

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Një person është asfikuar nga zjarri në apartamentin e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën "Memo Meto" në Tiranë  Sipas...

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...