Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ.
Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e partive sjell një zinxhir problematikash.
Gjykata thotë se kërkesat nuk kanë palë kundërshtare, andaj ka vështirësi me legjitimimin e palëve. Nga ana tjetër ligji parashikon të drejtën për t’u ankuar.
“Me praktik është që kur ti jep vërtetim fakti dhe del një kundërshtar thotë unë ta rrëzoj kërkesën zgjidhe me padi themeli, që do të thotë nuk regjistrohesh,” – u shpreh Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
- A është politike inicativa e Metës për bashkitë pa kryetarë?
- Si do regjistrohet një pjesë e PD në zgjedhje, Ledio Braho: KQZ përcakton kush përfaqëson PD