Përse | Nikla, turizëm dhe biznes në fshatin ku strehohen kriminelët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra vrasje, ekzekutime mafioze, grabitje bankash apo krime të tjera të rënda, e kanë çuar policinë, në kërkim të autorëve, në Nikël, që ndodhet fare pranë Tiranës. Por përse një fshat u bë kaq i famshëm për bëmat e kriminelëve? Përse shumë të kërkuar nga policia gjenin pikërisht strehë këtu?

Më pak se 20 kilometra nga kryeqyteti, në rrugën që të çon drejt veriut shtrihen disa fshatra që janë bërë të famshëm për policinë. Nikla, Arramerasi, Larushku e Halili, të cilët janë nën juridiksionin e bashkisë së Krujës, janë destinacionet më të shpeshta të policisë dhe RENEA-s, pas çdo ngjarjeje kriminale, pavarësisht se ku ndodh. Veçanërisht gjatë dekadës së fundit, këtyre anëve ose ka qenë origjina e autorëve të vrasjeve, grabitjeve dhe rrëmbimeve, ose kriminelët kanë gjetur strehim pikërisht në këto fshatra.

Ky historik krimesh të panumërta ka bërë që operacionet e uniformave blu në këtë zonë, nga ku ka indicie se kanë prejardhjen dhe banojnë dhjetra elementë të botës së krimit të dyshuar për një seri ngjarjesh kriminale, kanë qenë të zakonshme.

Rrëmbimi i Enver Stafukës, grabitjet në seri të makinave të blinduara që transportonin paratë e bankave drejt Aeroportit të Rinasit, vrasja e bankierit Artan Santo, vrasja në Fier e Shkëlzen Kastratit, ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë etj, janë krime, autorët e të cilëve ose janë arrestuar në Nikël, ose gjurmët e tyre kanë humbur pikërisht në këtë zonë.

Kjo ka bërë që policia të kishte në qendër të vëmendjes Niklën dhe operacionet e forcave speciale të bëhen një shëtitje e zakonshme në këtë zonë.

Drejtor i Departamentit të Krimit Kundër Personit në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, në një intervistë për gazetarin Mentor Kikia, flet për historitë kriminale në këtë zonë.

“Policia e Shtetit ka informacione të plota dhe evidenca lidhur me gjithë subjektet që merren me veprimtari kriminale në këtë zonë. Në vazhdimësi policia ka pasur hetime në rastet kur janë evidentuar prezenca e grupeve kriminale ose e strukturave kriminale në këtë vend. Në zonën e Niklës kontrolli policor e funksionim i ligjit është njësoj si në gjithë territorin e Shqipërisë, pavarësisht se mund të ketë pasur ngarkesë me të lartë kriminale në një periudhë, sesa zonat e tjera,”- tha Vocaj.

Por si ndihen sot banorët e Niklës, ndërsa fshati i tyre është bërë i famshëm si pasojë e bëmave të kriminelëve?

Banorët thonë se Nikla është kryeqyteti i mobiljeve dhe jo kryeqyteti i krimit. Ata thonë se Nikla ofron potenciale turistike dhe njerëzit duhet të nxiten që ta vizitojnë, por imazhi i zi e ka penguar turizmin.

“Në Nikël janë të punësuar mbi 7 mijë persona nga rrethinat e Tiranës, Durrësit e kudo. Nikla është vendi i punës, vendi i zhvillimit dhe është një vend i kulturuar. Nikla nuk është ajo që shfaqet nëpër ekrane, por ka njerëz punëtorë,”- thotë banori i Niklës, Besmik Ulliri.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER