Rinia në krizë, cilat janë modelet dhe idhujt e saj?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të rinj, gra dhe burra vërshojnë drejt institucioneve që duhet të ishin institucione kulturore, për të ndjekur shfaqe, por për të takuar idhujt e tyre, personazhe të një produksioni televiziv, shumë të debatuar për përmbajtjen apo moralin që përcjell.

Emisioni “Përse” nga Mentor Kika diskuton mbi sjelljen e shoqërisë, moralin, kulturën edukatën dhe formimin e saj në raport me atë çfarë ndjek, çfarë pëlqen dhe mbi të gjitha për rininë. Cilat janë modelet dhe idhujt e saj?

E ftuar në studio, sociologia Meri Poni thotë se e shqetëson dukuria e të rinjve që vrapojnë drejt këtyre personazheve pa përmbajtje. Sipas saj, personazhet e emisioneve reality show janë bërë të dashur vetëm për shkak të dukjes së tyre dhe nuk duhet të jenë modele për të rinjtë.

“Të rinjtë tanë vuajnë për modele frymëzuese dhe sot ka një vakum kulturor shumë të madh në lidhje me jetën kulturore të të rinjve”, pohoi znj. Poni.

Për sociologen, media është një nga faktorët që vendos stampë mbi brumin e paformuar të të rinjve në mënyrë të dukshme. Ajo shprehet se media kushtëzon shijet e shikuesve, sikurse i kushtëzon për keq mund t’i kushtëzojë për mirë duke mos dalë nga interesi fitimprurës.

Ndërsa për gazetarin Armand Shkullaku, media ka impakt në shoqëri, por jo në përmasat ku thuhet se po deformon të rinjtë, apo po kultivon shije vulgare.

“Media duhet të ketë një rol edukativ, por kur e vendosim në kontekstin e konkurrencës, ekonomisë së tregut dhe ekzistencës së vetë medias, roli edukativ ka kaluar dhe po kalon gjithnjë e më shumë në plan të dytë ose në plan të tretë,” tha z. Shkullaku.

Një model tjetër që ndjekin të rinjtë janë këngëtarët që përcjellin mesazhe nëpërmjet videoklipeve me armë. Por a kanë rol këto këngë në formimin e të rinjve?

Sociologia thotë se të rinjtë i shohin si bashkëmoshatarë të suksesshëm dhe i imitojnë. Ajo shprehet se ka pasur dhe sherre mes fansave të këngëtarëve, sepse kanë qenë kundërshtarë.

Këtë shqetësim ndan dhe një kantautor i vjetër Elton Deda, i cili bën muzikë prej vitesh dhe është jashtëzakonisht i dëshpëruar që tregu muzikor, ai i pakontrolluari, është i mbytur nga muzika pa moral, tekst të varfër dhe plot vulgaritet.

“Unë e kam thënë prej shumë kohësh që videoklipet këtu te ne më duken më tepër si një mini-film pornografik se sa një mesazh për brezat dhe po shthurin rininë. Gabimi fillon tek njerëzit që e prodhojnë këtë lloj muzike, që e duan famën shpejt e që nuk janë muzikantë profesionist, por që janë dhe amatorë të këqij,” tha ai.

Ndërkohë, znj. Poni të ardhmen e rinisë e sheh pak të zymtë.

“E ardhmja është pak e zymtë dhe jo shumë e ndritur, por frikë nuk kam sepse jam e sigurt që sado të kenë marrë një shteg paksa të devijuar, të rinjtë do të kthehen në ecjen e autostradës së sigurt,”- përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER