Shqipëria, e ndotur apo e pistë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria vazhdon të jetë në një situatë të vështirë përsa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane. Fakti që nuk është një vend industrial ka bërë që ndotja industrial të jetë në nivele shumë të ulëta se vendet e BE-së. Por sërish ajo vuan prej dekadash një problemin e menaxhimit të mbetjeve, i cili me gjithë ligjet dhe strategjitë e miratuara, vazhdon të rëndohet.

Gazetari Mentor Kikia me programin “Përse” sjell një vëzhgim mbi mënyrën si funksionon menaxhimin i mbetjeve në Shqipëri.

Qeveritë ndër vite kanë bërë përpjekje për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi duke hartuar strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane. Strategjia e miratuar në janar 2011, ishte një dokument që përcaktonte politikat mjedisore, duke iu referuar direktivave evropiane për menaxhimin e mbetjeve.

Si hap i parë, është parandalimi i ndotjes, apo prodhimi i sa më pak mbetjeve. Si hap i dytë është parashikuar ripërdorimi i mbetjeve, pastaj riciklimi i tyre, rikuperimi dhe alternativa e fundit është asgjësimi, si depozitimi në landfill apo djegia në inceneratorë.

Rreth një dekadë më pas, as strategjia e as ligji nuk kishin gjetur zbatim dhe ndodh ajo që është bërë traditë. Kur një ligj nuk zbatohet, ai shfuqizohet, duke u zëvendësuar nga një tjetër, edhe më i fortë.

Edhe pse ligjet kanë ndryshuar ndër vite situata në Shqipëri përsa i takon menaxhimit të mbetjeve vazhdon të jetë e njëjtë.

Lavdosh Ferruni ekspert i mjedisit thotë se ky është një problem i sjellë nga zhvillimi, por është tërësisht i zgjidhshëm. Sipas Ferrunit, ndarja e mbetjeve në burim, duhet të pasohet nga vijimi i zinxhirit që garanton riciklimin e këtyre mbetjeve.

“Koshi që ka mbetje të riciklueshme nuk duhet të shkojë në landfill, incenerator, por duhet të shkojë në një pikë të ndërmjetme që e parashikon ligji e quhet “qendra e transferimit të mbetjeve”, ku do trajtohen këto mbetje. Kjo gjë nuk ekziston në asnjë vend të Shqipërisë dhe është e papranueshme që gjithë mbetjet të shkojnë në një landfill pa u trajtuar, pa u ricikluar,” thotë z. Ferruni.

Viti 2014 shënoi ndërtimin e inceneratorëve për djegien e mbetjeve, të cilët sipas ekpertëve të mjedisit janë diçka absurde, pasi kur gjithë bota shkon drejt riciklimit në Shqipëri ndodh e kundërta.

I ftuar në studio, eksperti i çështjeve urbane Edlir Vokopola, theksoi se ka ardhur kohë që nivelin standard të menaxhimit të mbetjeve ta kalojmë në një  shërbim të integruar. Sipas tij, nëse investimet drejtohen aty ku duhet, me bashkëpunimin e qeverisë qëndrore me bashkitë dhe politika të drejta mund të arrihet që shërbimi i grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve të kthehet në një shërbim të integruar të menaxhimit.

Për ekspertin e mjedisit, Lavdosh Ferruni zgjidhja më e mirë është investimi në infrastrukturën e logjistikë për riciklimin e mbetjeve, sesa investimin në procesin e djegieve të mbetjeve, pasi ato krijojnë një ndotje shumë të madhe me gazrat helmues që nxjerrin.

 

 

 

Etiketimet

‘Të prekurit nga tërmeti në banesat e reja më 26 nëntor’, Rama: Shkak i shtyrjes, pandemia

Deri më datën 26 nëntor do të futen në shtëpitë apo apartamentet e reja mijëra familje shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 2...

KQZ në Kosovë shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në të gjithë komunat e vendit...

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER