Djegia e gruas në makinë, i ati ngre dyshime për rrëmbim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhuna e përsëritur është një realiteti të cilin e pranojnë shumë gra të cilat shpesh janë nënshtruar me shpresën se situata do ndryshojë.

Ato nënshtrohen në emër të fëmijëve apo familjes, derisa vjen një moment që fundi është i dhimbshëm ose tragjik, si historia që trajton emisioni “Përse” në Euronews Albania.

Gazetari Mentor Kikia rikthen historinë e gruas që u dogj në makinë nga bashkëshorti, si dhe dyshimet për organizimin e rrëmbimit të saj në një stacion autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manskuri të njësisë administrative Golem në Kavajë, në prill të vitit 2021. Fëllënza Shirja, 45 vjeçe u dogj brenda një makine nga bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja, 48 vjeç. Pak minuta më pas, ai i dha fund edhe jetës së tij.

Kjo histori e cila përfundoi në vrasje, ka pasur një kalvar të gjatë vuajtjesh mes dhunës në familje dhe refuzimit të divorcit nga ana e bashkëshortit.

Por çfarë ndodhi ditën e krimit? Deri tani është thënë vetëm se ai e mori gruan nga shtëpia e prindërve. Babai i viktimës, Mustafa Merja hedh dyshimet e një rrëmbimi të dhunshëm, madje nga më shumë se një person.

“Ai e ka marrë me një makinë me xhama të errët dhe ka pasur disa persona me vete”, – rrëfen babai i viktimës.

Dhuna e ushtruar ndër vite nuk ishte denoncuar asnjëherë në polici, pasi familjarët dhe vetë gruaja nuk donin. Babai i viktimës pranon në emisionin “Përse” se historia mund të kishte një rrjedhë tjetër nëse do bënin denoncimin dhe ka një mesazh për gratë e tjera që janë në kushtet e vajzës së tij të ndjerë.

“Duhet bërë denoncimi që në fillim, pasi nëse do e kisha bërë unë që në fillim, me vajzën time nuk do kishte ndodhur kjo gjë. Mentaliteti dhe paragjykimet ndikojnë gjithmonë që të rrish me një njëri që ushtron dhunë, prandaj më mirë të jesh e ndarë sesa të jetosh me njeriun e keq”, – përfundon babai i viktimës.

Psikologia Ela Tollkuçi, e ftuar në studio shprehet se një nga arsyet pse gratë vazhdojnë të qëndrojnë me burrin që i dhunon janë familjarët, të cilët i shtyjnë të mbajnë një marrëdhënie që nuk funksionin për hatër të fëmijëve dhe frika nga opinioni i njerëzve.

“Familjarët të nxisin, të shtyjnë të mbash marrëdhënien që nuk funksionon ndonjëherë për hatër të fëmijëve e për opinionin”, – thotë psikologia.

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER