Bujar Nishani në “Raw Politics”: PD ka përjashtuar brenda tre muajsh gati 30 mijë anëtarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani u shpreh në emisionin “Raw Politics” se janë hequr nga lista e anëtarëve të partisë, ata persona, të cilët sipas tij kanë manifestuar sjellje kundër Bashës.

“Janë lënë në lista njerëz, të cilët….. ose më saktë janë hequr nga lista persona që konsiderohen potencialisht kundër Bashës. Kemi në qarkun e Korçës, kam marrë me dhjetëra mesazhe, që kryetarë seksionesh, që janë sot drejtues dhe nuk janë lënë në listë”, tha ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Nishani theksoi se në tre muaj janë hequr nga lista e PD-së më shumë se 30 mijë anëtarë. Ai theksoi se z. Basha nuk e ka më legjitimitetin të drejtojë Partinë Demokratike.

“PD nëse ka përjashtuar brenda tre muajsh gati 30 mijë anëtarë ky është një fakt dhe sot kryetari i PD ka marrë mandat duke marrë mbështetjen e 30% të anëtarëve të PD dhe kështu nuk mund të kesh legjitimitet”, theksoi Nishani.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER