Bujar Nishani: PD rrezikon të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Raw Politics”, Kryetari i Këshillit Kombëtar të  PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqën që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj, përpara 30 vitesh.

“Me dhimbje, PD është sot në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj, 30-vjeçare që nga krijimi”, u shpreh z. Nishani.

Ai theksoi se  është hera e parë në historinë e PD-së që kjo parti mbetet tre mandate rresht në opozitë. Për z. Nishani, ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.

Në lidhje me pretendimet për masakrën zgjedhore që pretendohet nga Lulzim Basha dhe opozita që ka bërë PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit, z. Nishani tha se z. Basha sipas tij, nuk ka qenë i zoti as për ta ndaluar por as për të frymëzuar shqiptarët që të kërkojnë që të provohet vërtetësia e kësaj masakre të pretenduar.

“Për masakrën zgjedhore, ose nuk i je zoti për ta ndaluar ose je i paaftë për ta tejkaluar, dy gjëra ka, edhe kur nuk e parandalon edhe kur nuk krijon energji për ta tejkaluar është njësoj. Në rastin e Bashës kanë ndodhur të dyja së bashku”

Ish presidenti nuk e mohon se brenda një partie të gjithë kanë përgjegjësi, mirëpo tha se kryetari mban përgjegjësi për besimin që i është dhënë nga struktura. Z. Nishani tha se ky Lulzim Basha mban përgjegjësi për faktin se premtoi të ndërtonte një projekt fitues, mirëpo një gjë e tillë nuk dha rezultat.

“Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre në PD, por përgjegjësia kryesore është e atij që merr përsipër mandatin, Lulzim Basha kërkoi mandatin për të ndërtuar një projekt, ishte përgjegjësia e tij për të ndërtuar një projekt fitues”, u shpreh z. Nishani.

Për z. Nishani, një ndër përgjegjësitë kryesore politike të një lideri, është dorëheqja në momentin e humbjes, gjë që sipas tij duhet ta kishte bërë edhe z. Basha.

“Siç ka një hierarki në menaxhim, ka në privilegje dhe në përgjegjësi humbjesh. Përgjegjësia kryesore politike është e kryetarit të partisë, prandaj edhe bota e civilizuar, Evropa i ka zgjidhur këto me anë të dorëheqjes”, u shpreh z. Nishani.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER