Nishani për përplasjen Meta-Kim: Mendoj se ka qenë krejt e panevojshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka komentuar në “Raw Politics” vendimin e Kuvendit, i cili votoi pro shkarkimit të Metës me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se veprimi i Kuvendit e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Sipas tij, në argumentet që ka shpalosur mazhoranca nuk sheh asnjë argument apo fakt ligjor, që të legjitimojë shkarkimin nga detyra të kreut të shtetit.

“Për fatin e keq, ai që quhet parlament ende…nuk ka mbetur ky rast për të konfirmuar se në çfarë niveli apo derexheje ka mbërritur. Ishte qëndrim që ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe të shtetit. Është qëndrim politik. Unë nuk di nëse e ka shkelur apo jo Kushtetutën, unë nuk kam parë asnjë provë apo fakt ku të faktohet shkelje e rendë e Kushtetutës”, tha Meta.

I pyetur për rolin që ka luajtur Meta gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit, z. Nishani thotë se ai personalisht nuk e ka parë që presidenti të jetë përfshirë në të.

“Unë nuk e kam parë presidentin aktual të bëjë fushatë në emër të një parti politike. Këto janë qëndrime politike dhe këndvështrime politike”, shtoi ai.

Moderatorja Erla Mëhilli kërkoi një koment nga ish-Presidenti i Republikës mbi përplasjen e kreut të shtetit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për këtë z. Nishani bëri këtë koment: “Mendoj se ka qenë krejt e panevojshme”, tha Nishani.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER