Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Kandidati i fitues për deputet, Belind Këlliçi tha gjatë emisionit “Raw Politics” se analiza do të jetë kryesisht për drejtuesit politikë.

“Z. Basha nuk ka garuar i vetëm, ka pasur në krah 19 drejtues politikë dhe 140 kandidatë për deputetë dhe të gjithë kush më shumë dhe kush më pak, janë aksionerë të këtij rezultati”, tha z. Këlliçi.

I pyetur nëse procesi rrezikon të kthehet në gjueti shtrigash, ai u përgjigj se PD duhet të nxjerrë mësime nga gabimet në mënyrë që të mos përsëriten.

“Gjykoj se është e kundërta, nëse ne do të arrijmë të përfundojmë një proces analize të vërtetë për të pasur qëllim për të forcuar PD dhe për të nxjerr mësim nga gabimet e së kaluarës”, z. Këlliçi.

Ndërsa për çështjen nëse kjo analizë do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetar të PD, ai u shpreh se kjo u kushtëzua nga shpallja e kandidaturave.

“Unë gjykoj që analiza duhet të ishte kryer më përpara por ajo që ndodhi ishte një fenomen i pa hasur më përpara, dy ditë pasi kishe filluar procesi i numërimit të votave u vetë shpall kandidat, z. Kadilli. Të njëjtën vijë ndoqi edhe Bujar Nishani pak ditë më pas duke bërë që gjithë vëmendja të zhvendosej nga zgjedhjet tek debate Brenda PD”, tha kandidati fitues i PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Aleksandër Çipa: PD-ja nuk ka arritur ta bindë opinionin publik për masakrën zgjedhore

Belind Këlliçi flet për zgjedhje të mundshme në strukturat e PD-së

 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER