Mesi: Mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për integrimin në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi shprehet se mazhoranca dhe opozita do të duhet të bëhen bashkë në çështjen e integrimit në Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Deputetja socialiste u shpreh gjatë emisionit “Raw Politics” se partitë politike duhet të lënë mënjanë interesat në këtë çështje pasi integrimi në BE është interes kombëtar për vendin.

“Për një agjendë kombëtare patjetër që duhet të bashkëpunojmë. Ne nuk po integrojmë PS, por po flasim për integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mënyrë që nesër çdo i ri dhe student të ketë të njëjta mundësi si një I ri apo student në Evropë. Secila parti ka programin e saj por agjendë kombëtare ka vetëm një dhe të gjitha partitë duhet të punojnë dhe lobojnë”, deklaroi znj. Mesi.

Politologu Adri Nurellari shprehet se ka një histori të gjatë të përçarjes mes mazhorancës dhe opozitës në afrimin e vendit me BE. Ai tha se PS kur ishte në opozita luante rol bllokues duke mos ofruar konsensus kur PD i duheshin vota në Parlament.

“Pajtohem që duhet një agjentë kombëtare. Duhej të tregohej më konstruktive për hir të Shqipërisë. Kjo ka ndodhur qoftë kur PS ka qenë në  opozitë dhe tani që është PD. PS tani ka të gjitha pushtet, nëse PD i janë dashur votat, kësaj herë qeveria ka pasur të gjitha frenat në dorë”, deklaroi z. Nurellari.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER