Majlinda Bregu shpjegon pse nuk u vendos që brenda rajonit të udhëtohet me kartë ID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha në “Raw Politics” se sot në samitin e Berlinit u prit që të merrej një vendim që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të kalonin pikat kufitare mes tyre vetëm me kartën ID, mirëpo ky vendim nuk u mor për shkak të mosmarrëveshjeve në rajon.

Ka përfunduar 95% e pjesës teknike të marrëveshjes, informoi znj. Bregu, duke thënë se problemi nuk është teknik, por politik, pasi vendet e rajonit kanë problematika midis tyre. Një rast i tillë është marrëdhënia e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas znj. Bregu, nëse Kosova dhe Serbia do të kishte gjetur një gjuhë të përbashkët, atëherë do ta kishim në fuqi marrëveshjen për të qarkulluar vetëm me kartë ID midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo pritet që një gjë e tillë të ndodhë në samitin e ardhshëm të Berlinit.

“Në konkluzionet e samitit të Berlinit sot është rënë dakord dhe kërkohet që të vazhdojmë punën për të sheshuar këto problematika me shpresën që në samitin e ardhshëm që do të jetë ai ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, nën presidencën sllovene me 6 tetor, këto marrëveshje të kalojnë”, u shpreh znj. Bregu.

Mirëpo rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pasur një arritje para pak ditësh, ku u vendos të hiqej tarifa roaming për gjashtë vendet e këtij rajoni. Nga data një korrik, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, nëse udhëtojnë në një nga gjashtë vendet rajonit do të mund të përdorin celularin e tyre pa tarifa shtesë. Përjashtim përbejnë thirrjet drejt BE-së, si edhe ekziston një limit në përdorimin e internetit.

Ka impakt për qytetarët, për bizneset. Qytetarët nuk do të kenë më frikën për të kaluar në roaming.

Majlinda Bregu tha se duke marrë parasysh se Shqipëria ka Greqinë, Italinë, Gjermani dhe Austrinë si vendet kryesore me më shumë trafik telefonik, mund të bëhet një marrëveshja që tarifat midis këtyre vendeve të ulen.

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER