Problemet e reformës zgjedhore, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëjnë palët politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi nenin në Kodin Zgjedhor që rregullon shpërndarjen e mandateve sipas herësit, Partia Socialiste Shqipërisë ka shprehur gatishmërinë e saj për të bërë një reformë të re zgjedhore, por për këtë hap i duhet bashkëpunimi me opozitën.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se partitë politike duket se nuk kanë dëshirë të hartojnë një sistem zgjedhor të qëndrueshëm përmes të cilit të garantohej paprekshmëria e votës.

“Secila palë ka masën e vet të fajit. Nuk ka një dëshirë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që të plotësojë në mënyrë kërkesat të drejtë e sistemit demokratik” tha Pano Soko.

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Ivi Kaso tha se Partia Demokratike është e hapur për të diskutuar me Partinë Socialiste mbi hartimin e një sistemi zgjedhor që i përgjigjet kushteve socio-politike të Shqipërisë.

“Ne si pozicion politik jemi të hapur për një diskutim të hapur e të sinqertë për sistemin”, tha Ivi Kaso.

Kurse për Edlira Gjonin aplikimi i herësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka qenë “hajduti” kryesor i votës së qytetarëve.

“Partitë politikë nuk presin përmirësimin dhe nuk kanë menduar për votuesin. Vendosja e herësit, unë e shikoj si tragjedi. Herësi është hajduti më i madh i votës. Shikoni kush e ka thyer herësin në të dyja palët”, tha znj. Gjoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

SPAK fillon hetimet për Fatmir Mediun

SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun, dosjen e të cilit e mori disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë. Kalimi i akteve është bërë...

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER