Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të ketë pushtet absolut pasi ka dy kundërshtarë që i kanë vendosur vijën e kuqe pushtetit.

Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, sipas z. Kulluri janë institucionet që do të ruajnë balancën. Ai i vlerësoi si shumë të mira vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese kundër pushtet çka sipas tij është lajm i mirë për shoqërinë.

“Lajmi i mirë është që dy gjykatat më të larta në hierarkinë e gjyqësorit janë sot funksionale, edhe nëse opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionin e saj si parlament”, tha z. Kulluri.

Teksa foli për lidershpin aktual të Partisë Demokratike, z. Kulluri u shpreh se ka mungesë të theksuar demokracie brenda kësaj partie.

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha, duke qenë lider historik i kësaj partie duhet të kishte folur për atë që ka ndodhur brenda PD, tha anëtari i Grupimit për PD.

Sipas tij, 20 deputetë nuk do ta marrin mandatin në shtator, për shkak të presionit nga faktori ndërkombëtar.

“Më e penalizuar do të jetë mazhoranca, pasi dëmet më të mëdha i ka bërë ajo”, u shpreh z. Kulluri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë, takime me presidentin dhe kryeministrin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER