Filloi ‘RinOn’ në Euronews Albania, programi që vendos politikën përballë të rinjve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Filloi në “Euronews Albania” emisioni më i ri “RinOn”, i cili pason projektin e sezonit të kaluar “RinVote”, që erdhi në këtë ekran në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mjedisi ishte tema e parë, në një kohë kur ndryshimet klimatike janë shpallur emergjencë ndërkombëtare por në Shqipëri ndjeshmëria nuk duket e njëjtë.

Dy të rinjtë Diogjen Kolici dhe Eridjola Biba drejtuan pyetje ndaj zv/ministres së Mjedisit Ornela Çuçi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Përfaqësuesja e mazhorancës shpjegoi cilët janë dy sektorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit.

“Dy probleme të mëdha kemi ne me ndotjen e ajrit që monitorojmë. Transporti dhe ndërtimi,” – deklaroi Çuçi.

Ndërsa deputetja e opozitës deklaroi se nga qeveria nuk është bërë asgjë për ta përmirësuar këtë tregues.

“Kjo qeveri fasadë që pretendon se ka bërë diçka për mjedisin, e ka bërë për t’u marrë atyre shëndetin. PD ka bërë propozimin për inceneratorët. Të luftojmë kundër aferave korruptive, reforma e parë,” – tha Ulliri.

Menaxhimi i mbetjeve ishte një tjetër çështje që ngjalli debat.

“Kemi bërë rrugë për në BE, por nuk menaxhojmë dot mbetjet. Pse masat e para dështuan,” – ishte kjo pyetja që ngriti Eridjola Biba.

“Ka ende problem me mbetjet, sepse vijmë nga një kulturë e mosmenaxhimit të mbetjeve dhe po punohet që ato të përfundojnë në një kosh dhe në një pikë fundore,” – u përgjigj zv. ministrja Çuçi.

Ndërkohë që deputetja Andia ulliri tha se ligjet ekzistojnë por nuk zbatohen.

Por a është gjetur balanca mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit?

Pyetjen e Diogjen Kolicit zv. ministrja e cilësoi ‘1 milion dollarësh.

“Duhet ruajtur natyra. Duhet përdorur një ekuilibër, ta mbrojmë Vjosën, apo ta shfrytëzojmë siç duhet, apo të rrimë pa drita dhe të kthehemi në epokën e gurit,” – komentoi Çuçi.

I konceptuar si një program që vendos politikën përballë të rinjve, “RinOn”, është një partneritet i Kongresit Rinor Shqiptar, fondacioneve Konrad Adenauer dhe Fridrisch Ebert, me televizionin Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Binjaket refugjate ukrainase fillojnë shkollën në Britaninë e Madhe

Dy vajza binjake 5-vjeçare ukrainase, kanë filluar shkollën më pak se një muaj pas mbërritjes së tyre në Britani si refugjate. Emeli dhe Melani u...

Ukrainasit dhe Zelensky veshin këmisha të qëndisura për Ditën e Vyshyvanka

Sot është një ditë e shënuar për Ukrainasit të cilët festojnë Ditën e Vyshyvanka, festën e këmishës tradicionale të qëndisur nga vendasit. Këmisha është një...

Një oficer policie mes të arrestuarve në superoperacionin e SPAK

Mes 18 të arrestuarve nga 32 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO në kuadër të operacionit të koduar ‘Golden Bullet’ është edhe oficeri policisë...

TË FUNDIT

8 grupe kriminale veprojnë në 3 qytete, arrestohen 18 persona

SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste në megaoperacionin e zhvilluar në orët e fundit. Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat nënvizoi...

4 hapat për një president konsesual mes PS-PD

Pas disa raundeve diskutimesh mes PD dhe PS lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri në mënyrë konsesuale, dje socialistët pranuan draftin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER