Politikat e qeverisë për shmangien e përmbytjeve kanë dështuar, thotë deputetja Ulliri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja demokrate, Andia Ulliri tha se politikat e qeverisë për menaxhimin e kanalizimeve kanë dështuar. Sipas saj, përmbytjet vijojnë të jenë prezente në disa zona të vendit dhe kjo për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

“Fshati Murqinë para vitit 2013 nuk është përmbytur asnjëherë për shkak të mirëmenaxhimit që kanë pasur kanalizimet dhe mospërmbytja e zonës. Deri para 1 viti kjo zonë është përmbytur katër herë në vit kur nuk përmbytej asnjëherë më parë dhe kjo vjen nga keqmenaxhimi i bashkive dhe keqmenaxhimi që kjo qeveri ka për vendin tonë. Reshjet e shirave kanë ardhur duke u ulur, ndërkohë që përmbytjet janë në shtim. Çfarë do të thotë kjo? Që politika e tyre ka dështuar”, tha deputetja e PD.

Nga ana e saj, zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se me gjithë ndryshimet klimatike vendi nuk është prekur më nga përmbytje katastrofike si ajo e 2011 për shkak të mirëmenaxhimit dhe investimeve.

Sipas saj, në 8 vjet nga qeveria e majtë janë investuar 100 mln dollarë në diga, hidrovorë dhe rezervuarë duke u përqendruar në zonën Shkodrës, Lezhës, në Osum dhe Vjosë ku kanë qenë problemet më të theksuara.

“Vetëm në 5-6 janar të këtij viti në Shkodër patëm 120 mm shi, por nuk patëm 2011-ën e përmbytjes katastrofike për shkak të investimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER