Deputetja e PS-së pranon se ka probleme me cilësinë në universitete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti deklaroi në RinOn se ka probleme me cilësinë në universitete.

“Është e vërtetë që ka një problematik nëpërmjet kurrikulave dhe atë çfarë tregu ofron, pra çfarë universitetet ofrojnë me atë që tregu kërkon dhe prandaj është ndërhyrë që në vitin 2014 me ligjin e arsimit të lartë pikërisht për të mbyllur të gjitha ato universitete që ishin hapur nga qeverisja më parë me vlerën e prodhimit të një fotokopje,” – u shpreh ajo.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa nga ana tjetër theksoi se është keqqeverisja ajo që po largon studentët dhe solli në vëmendje se opozita kishte një plan për “thithjen e trurit” duke iu ofruar kontrata pune me paga si ato në vendet ku jetonin dhe lehtësime për taksa dhe tatime të paktën 5 vitet e para të qëndrimit në Shqipëri.

Sipas Zhupës 97% e të rinjve largohen për azil ekonomik. Menjëherë Gjylameti e kundërshtoi duke futur në atë grupim edhe fëmijët e dy deputeteve. Sipas llogarive të deputetes së PD-së, fëmijët e tyre bëjnë pjesë te 3% e studentëve që nuk hasin nevojën për t’u larguar për azil ekonomik.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kapmin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Lukashenko akuzon Lituaninë se ka hedhur trupa të pajetë në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi të hënën autoritetet lituaneze për hedhjen e trupave të pajetë të emigrantëve në kufirin mes dy vendeve. Lituania hodhi...

Presidenti Biden: Varianti i ri i COVID, shkak për shqetësim, jo për panik

Presidenti Joe Biden e quajti variantin e ri të COVID-19 shkak për shqetësim, por jo për panik, ndërsa sqaroi se nuk po konsideronte një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER