Mësimi online, deputetet Gjylameti dhe Zhupa ndajnë pikëpamje diametralisht të kundërta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mësimin online gjatë pandemisë së COVID-19 ishte një sfidë për Shqipërinë. Aldi Shehu, student në Pragë për filozofi, politikë dhe ekonomi gjatë emisionit “RinOn” tha se Shqipëria është një nga vendet më të pa përgatitura në rajon për arsimin online.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti kundërshtoi një gjë të tillë duke thënë se brenda një harku të shkurtër kohor u arrit trajtimi dhe krijimi i infrastrukturës për mësimin online.

“Është një nga vendet që brenda tre muajve arriti një hap cilësor për mësimin online, qoftë përmes kanaleve televizive sikur ishte RTSH arsimi dhe nëpërmjet platformave që ofruan universitetet”, tha ajo.

Znj. Gjylameti nga ana tjetër u shpreh se ka pasur vende të zhvilluara si Italia që nuk arritën të kalonin në mësim online duke bërë që nxënësit të përsërisnin viti. Ajo shtoi se qeveria ka rishikuar buxhetin duke  alokuar fonde shtesë.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se “pandemia e zhveshi qeverinë nga propaganda në të gjithë fushatë”. Për të dëshmuar këtë znj. Zhupa kujtoi një projekt me vlerë 3.5 milionë euro të vitit 2015.

“Në 2015 qeveria ka harxhuar 3.5 milionë euro për klasat inteligjente dhe duhet të paktën të kishim 47 mijë nxënës që të përdornin tableta të dhuruara nga qeveria shqiptare”, deklaroi ajo duke shtuar se qeveria nuk ka vullnet për të bërë investimet e duhura për arsim.

Për mësimin online, deputetja e opozitës tha se ligji për arsimin e lartë nuk e njeh një praktikë të tillë.

“Studentët kanë bërë mësim online kur ligji nuk e njeh. Ministria dhe shteti nuk e çajnë kokën fare as të rregullojnë bazën ligjore”, tha znj. Zhupa.

Deputetja e PD tha se mungesa e organizimit u vu re edhe në nisjen e vitit akademik ku urdhëri për vaksinimin doli vetëm më 24 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Alexia Putellas fiton Topin e Artë si lojtarja më e mirë e vitit

Mesfushorja e FC Barcelona, Alexia Putellas, fitoi çmimin Topi i Artë 2021 Féminin të hënën, që i jepet lojtares më të mirë të vitit...

Mbi 37 milionë njerëz në botë të infektuar me HIV/AIDS

Virusi i Sidës vazhdon të mbetet një kërcënim botëror. 1 milionë e 500 mijë njerëz u infektuan në vitin 2020, teksa 680 mijë njerez humbën...

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER