Debat për edukimin në ‘RinON’, Këlliçi: Arsimi duhet ofruar falas, Kadia: Rëndësi ka cilësia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Edukimi i të rinjve përballi në ‘RinON’ zv.ministrin e Financave, Besart Kadia dhe deputetin demokrat Belind Këlliçi.

Z. Këlliçi tha se tarifat e larta të studimit kanë lënë mijëra të rinj pa mundësi për të studiuar, ndaj një nga strategjitë e PD, e prezantuar gjatë fushatës elektorale ishte zerimi i tarifës së studimit dhe përgjysmimit të saj për kategori të caktuara.

Sipas tij, është e turpshme që akordi me 8 pika i arritur gjatë protestës së studentëve në 2018 sot nuk funksionon.

Një shqetësim i madh sipas Këlliçit është largimi i trurit, shtresës së mesme të popullsisë, që është motori i zhvillimit të ekonomisë.

“Alternativa jonë lidhet me edukimin, me pagimin e stazheve për studentët ekselentë, kualifikimin dhe punësimin në fushën e edukimit të tyre. Kemi premtuar zerimin e tarifave për familjet me të ardhura deri në 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe përgjysmim të tarifës për familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha z. Këlliçi.

Për zv.ministrin Besart Kadia, diskutimi nuk është që arsimi të bëhet falas, por cilësor. Ai e vuri theksin tek kërkimi shkencor, që mungon në institucionet private dhe shtetërore.

“Diskutimi nuk është nëse bëjmë politika zëro të arsimit të lartë. Bizneset shqiptare shpenzojmë shumë pak për kërkim shkencor. Diskutimi për arsim falas ose jo nuk i shërben cilësisë”, tha z. Kadia.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Rusët bombardojnë bazën humanitare në Ukrainë

Trupat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, duke sulmuar një godinë që shërbente si bazë për ndihma humanitare në Kharkiv. Ndërkohë, në Kiev selia e ambasadës...

Skemat e vizave britanike për ukrainasit, mbërrijnë 53.000 refugjatë në 3 ditë

Rreth 53.800 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anë të skemave të vizave të krijuara për ukrainasit pas sulmit rus, sipas shifrave...


TË FUNDIT

Rusët bombardojnë bazën humanitare në Ukrainë

Trupat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, duke sulmuar një godinë që shërbente si bazë për ndihma humanitare në Kharkiv. Ndërkohë, në Kiev selia e ambasadës...

Skemat e vizave britanike për ukrainasit, mbërrijnë 53.000 refugjatë në 3 ditë

Rreth 53.800 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me anë të skemave të vizave të krijuara për ukrainasit pas sulmit rus, sipas shifrave...

Binjaket refugjate ukrainase fillojnë shkollën në Britaninë e Madhe

Dy vajza binjake 5-vjeçare ukrainase, kanë filluar shkollën më pak se një muaj pas mbërritjes së tyre në Britani si refugjate. Emeli dhe Melani u...

Ukrainasit dhe Zelensky veshin këmisha të qëndisura për Ditën e Vyshyvanka

Sot është një ditë e shënuar për Ukrainasit të cilët festojnë Ditën e Vyshyvanka, festën e këmishës tradicionale të qëndisur nga vendasit. Këmisha është një...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER