Kastriot Sulka, ish-zv.ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe hartues i politikave sociale në Partinë Demokratike tha gjatë emisionit RinON në Euronews Albania se zgjidhja e vetme për të ndërhyrë në skemën e pensioneve është rritja reale e tyre.
Në momentin që qeveria kaloi buxhetin mund të kishte rritur edhe pensionet, pasi ‘kur thua e ke rritur sa inflacioni, nuk e ke rritur, tha z. Sulka.
Por për Astrit Hadon, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kjo nuk është zgjidhje pasi do të çonte në rritjen e deficitit dhe efekte financiare afatgjata.
“Duke pasur një skemë që funksionon me deficit, një rritje e pensioneve përtej ritmit të shtimit të të ardhurave do të çonte në rritje të deficit të skemës. Efektet financiare në periudhë afatgjatë do të jenë të larta”, tha z. Hado.