Smart Fleet zgjidhja e vështirësive menaxheriale të automjeteve të transportit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipërmarrje të ndryshme, që menaxhojnë në distancë grupe të mëdha automjetesh, hasin shpesh vështirësi. Shqetësimi i tyre kryesor janë shpenzimet e papritura për kosto shtesë në karburant, dëmtimet e automjeteve apo vonesat gjatë transportit. Mirëpo zhvillimi i teknologjisë i ka dhënë zgjidhje edhe kësaj. Në Risi sot do të prezantojmë një platformë që mundëson monitorim në kohë reale dhe përpunim të shpejt të të dhënave të automjeteve. Kështu menaxhimi bëhet më i lehtë.

Vodafone Smart Fleet është një zgjidhje telematike e Internet Of Things (IoT), e cila u siguron përdoruesve, përmes një ndërfaqe interneti profesionale dhe të lehtë, lokalizimin e lëvizjeve dhe vendndodhjet e të gjithë mjeteve. Kjo falë pajisjeve telematike, sensorëve premium, ndërlidhjes përmes APN-së private për një siguri të shtuar, platformës menaxhuese dhe asistencës 24/7 përmes operatorëve telefonik të Vodafone. Platforma mundëson raporte mbi mënyrën e drejtimit të automjeteve, gjendjes teknike, konsumin e karburantit, dhe rrugët e parashikuara për t’u kryer. Garanci e platformës është fakti se ajo mbetet e lidhur në rrjet me pajisjet dhe rifreskohet vazhdimisht për informacione të reja duke mundësuar kështu të dhëna në kohë reale.

Gjatë këtij episodi të Risisë do të njihemi më nga afër me platformën e Vodafone Smart Fleet. Do sjellim përvojën e kompanisë BB International Group, e cila ka rreth 30 vite që merret me import dhe shpërndarje të produkteve ushqimore në Shqipëri. Me strategjinë të fokusuar kryesisht te tregtimi i markave të njohura ushqimore kjo kompani ka mundur të korrë sukses. Pjesë e këtij suksesi është dhe menaxhimi i mirë i flotës së automjeteve të transportit, sigurisht tashmë me teknologjinë e Smart Fleet.

Shërbimi i Vodafone Smart Fleet është lehtësisht i përdorshëm nga kompanitë që transportojnë mallra me trajlerë, kompanitë që transportojnë ushqime, të cilat kërkojnë mbajtjen nën kontroll të temperaturës, mund të përdoret nga kompanitë e transportit urban apo dhe institucionet publike. Përveç gjurmimit të vendndodhjes së flotës së automjeteve, platforma mundëson pamje të detajuara të rrugëtimeve, historikun e lëvizjeve me statistika mbi mënyrën e drejtimit, si frenimet e ashpra, shpejtësinë dhe konsumin e karburantit. Në këtë mënyrë mund të nxirren raporte të detajuara për drejtuesit e mjeteve dhe po kështu të paraprihet saktësisht se sa karburant do të nevojitet për çdo lëvizje. Krahas kësaj platforma mundëson njoftim të menjëhershëm me e-mail, SMS apo direkt përmes aplikacionit për rastet emergjente apo ndryshimet e planifikimeve. Platforma është e lehtë për t’u qasur online dhe parashikon opsione shtesë. Në varësi të sektorit mund të shtohen sensorë për hapjen e dyerve, rripave të sigurimit apo dhe temperaturës.

Jemi në BB International Group, një nga kompanitë më të mëdha të importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore në Shqipëri. Ajo ka zgjedhur ta menaxhojë flotën e saj të automjeteve me Vodafone Smart Fleet, le të njihemi me përvojën e tyre.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER