Akses në internet me shpejtësi marramendëse dhe telefoni virtuale për komunikim të pandërprerë | Risi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vrulli teknologjik e ka bërë nevojën për një qasje dinamike në internet një domosdoshmëri. Në një botë të përfshirë nga ndryshimi i pandalshëm, nevojat për shpejtësi, fleksibilitet dhe akses kërkojnë vazhdimisht vëmendje dhe zgjidhje. Rendimenti dhe siguria e punës varen ngushtësisht nga zgjidhje të tilla të komunikimit.

Dixhitalizimi është një kërkesë thelbësore e çdo biznesi që dëshiron t’i bashkohet zhvillimeve të së tashmes dhe të ardhmes, por edhe t’i dedikohet punës pa shqetësime që tashmë e kanë gjetur një garanci: infrastrukturën e modernizuar të teknologjisë me kapacitet gigabit.

Në këtë episod të Risi trajtojmë mundësitë e ofruara nga Vodafone përmes GigaFibra Pro dhe GigaFibra Prime, të dedikuara plotësisht bizneseve.

GigaFibra Pro është krijuar për t’i ardhur në ndihmë çdo biznesi të vogël, pavarësisht nëse ndodhet në një zonë rezidenciale apo tregtare, për të pasur akses të shpejtë dhe të sigurt në internet. Një biznes i qëndrueshëm ka nevojë për kapaciteteve të larta të internetit, IP statike dhe suport të dedikuar, si dhe shkarkime pa limit.

Vodafone është kujdesur që bizneset partnere të marrin shpejtësinë më të mirë, në çdo kohë të ditës, përfshirë kohën më të ngarkuar të trafikut të internetit, përmes një linje 100% të garantuar. Bizneset që kërkojnë një shpërndarje të shërbimeve, DNS të posaçme si për shembull për hostimin e faqes së internetit, serverat e emailit, firewall-et dhe aplikacionet e aksesueshme në distancë, mund të përfitojnë nga IP statike. Me GigaFibra Pro suporti teknik i dedikuar për bizneset ofron gjithashtu një zgjidhje të shpejtë dhe me prioritet për çdo problematikë. Ju mund të zgjidhni të përfitoni dhe nga router i menaxhuar, për t’ju ndihmuar me nevojat specifike të lidhura me konfigurimet.

Bashkë me internetin e shpejtë, nevoja për lidhje të sigurt është një prioritet për çdo biznes që mbështetet në shërbimet online për të operuar me besueshmëri. Paketa GigaFibra Prime e kthen këtë nevojë në realitet përmes shërbimit të dedikuar të internetit për organizatat që bazohen në shërbime si hostimi i faqes së internetit, shitjet online, shërbimet VoIP (Voice over IP), aplikacionet e bazuara në Cloud apo transferimin e skedarëve të mëdhenj.

Me Gigafibra Prime, ju përdorni të gjitha kapacitetet e linjës pa e ndarë atë me asnjë përdorues tjetër, edhe në kohën e pikut. Qarqet simetrike të dedikuara mundësojnë kapacitet të garantuar dhe të personalizuar dhe shpejtësi të njëjtë të shkarkimit dhe të ngarkimit. Gjithashtu trafiku mujor është i pakufizuar, shpejtësia e lidhjes është totalisht në dorën tuaj për t’u përshtatur, ndërsa bizneset zgjedhin vetë “të imunizojnë” aplikacionet kritike duke i mbajtur ato online pavarësisht çdo të papriture.

Realiteti i ri i imponuar nga pandemia e COVID-19, riktheu në vëmendje të profesionistëve një ëndërr të kahershme: arratisjejen nga ambienti fizik i punës për të krijuar një zyrë në çdo cep të botës. Nga ana tjetër, bizneset gjenden përballë nevojës për t’u çliruar nga linja fikse dhe për të mbledhur në një “zyrë” virtuale të gjithë punonjësit pavarësisht shtetit ku ata punojnë.

Virtual PBX e ka bërë këtë ëndërr një plan lehtësisht të realizueshëm. Si një rrjet virtual i telefonise që i mundëson një biznesi të pajiset me rrjet telefonik shumë shpejt dhe pa kosto të larta, kjo zgjidhje nuk ka nevojën e një adrese fizike.

Bizneset që përdorin telefononinë për të komunikuar me klientët dhe punonjësit brenda zyrës përfitojnë duke iu pergjigjur telefonatave që vijnë te nje numer fiks nga cdo paisje IP Phone, laptop apo celular.

Me Virtual PBX një biznes mund të gëzojë dhe avantazhet të tjera të një centrali telefonik si për shembull  menaxhim të centralit nga një ndërfaqe, detaje mbi telefonatat, apo skedulim përdoruesish.

Punonjësit kanë gjithashtu avantazhin të nxjerrin statistika të detajuara mbi telefonatat, si ora, kohëzgjatja, si dhe minutazhin e pritjes.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER