Risi | “IoT Connectivity” zgjidhja e “teknologjisë inteligjente” që ka transformuar sipërmarrjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në vitin 1999 studiuesi britanik Kevin Ashton parashikoi se me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit do të bëhej e mundur që edhe objektet të mund të komunikonin me njëra-tjetrën. Ai e quajti këtë si “Internet of Things” (IoT) apo shqip “Interneti i gjërave”.

Rreth njëzetë vite më vonë ky parashikim është arritur dhe është i prekshëm edhe në Shqipëri nga bizneset falë Vodafone. Në këtë episod të “Risi” do të prezantojmë pikërisht IoT Connectivity, ku falë zgjidhjeve si “Komunikimi “IoT”, “Business APN” dhe “GDSP” sipërmarrjet tani kanë zgjidhje të dedikuara për të rritur efiçencën e tyre kurdo dhe nga çdo cep i botës.

“Internet of Things” nënkupton një rrjet pajisjesh të cilat bëhen “inteligjente” kur lidhen me internetin. Vendosja në objekte e sensorëve dhe kartave të komunikimit “Mobile”, apo siç njihen ndryshe karta SIM, u mundëson atyre dërgimin dhe marrjen e të dhënave. Kështu që ato mund të monitorohen dhe kontrollohen në distancë. Kjo mund të jetë e dobishme si për përdoruesin fundor, ashtu edhe për kompaninë që shërben apo administron pajisjet. Një shembull i përdorimit të IoT janë zgjidhja e bankave me bankomatet. Lidhja e tyre me internetin bën që drejtoria ta kuptojë në kohë se cilat bankomate kanë nevojë për para kur atyre u mbaron gjendja kesh.

Por vlen të thuhet se “IoT” ka shtrirje të gjerë. Ajo mund te asistoje njerezimin duke transformuar qytetet ne ato qe quhen “qytete inteligjente” apo Smart City. Psh mjafton te imagjinojme nje zgjidhje qe do te njoftonte ekipet e menazhimit te mbeturinave se koshat e plehrave jane plote dhe gati per tu zbrazur; Apo nje zgjidhje qe te njoftoj qytetaret ne kohe reale se segmente te caktuara te rruges kane trafik te renduar. IoT mund ta shohim të aplikuar në kompanitë e shërbimeve, kompanitë e sigurisë, dyqanet inteligjente, në linjat e prodhimit, në shëndetësi, industrinë e transportit dhe industri të tjera.

Në këtë episod të “Risi” do të sjellim shembujt e dy kompanive shqiptare të sigurisë, “Nazeri 2000” dhe “Global Security”, të cilat kanë aplikuar zgjidhjete “IoT Connectivity” nga Vodafone.

Komunikimi “IoT” mundëson transmetim të të dhënave me një frekuencë te lartë nga pajisjet fundore drejt sistemit apo serverit qendror të bizneseve. Kjo në Shqipëri mundësohet falë lidhjes me APN publike të Vodafoneweb si dhe paketa “data, SMS dhe Roaming”. Kjo zgjidhje me kosto të ulët, të sigurt dhe efektive, krahas transmetimit të të dhënave nëpërmjet rrjetit te te dhenave wireless GPRS nga Vodafone, ofron edhe mundësinë e dërgimit dhe marrjes së SMS-ve. Aksesi në internet i pajisjeve mundësohet nga një rrjet i sigurtë sipas kapacitetit dhe menyrave te komunikimit te tyre.

Pervec zgjidhjes se Komunikimit IoT, Vodafone per bizneset qe duan nje siguri te shtuar dhe trafik te ndare nga rrjeti publik ofron dhe zgjidhjen Business APN, ku fale një rrjeti privat të sigurt si dhe duke përdorur teknologjitë e aksesit mobile mundeson qe pajisjet IoT te komunikojne ne menyre te sigurte nga kudo dhe kurdo.

Per te menaxhuar nje numer te madh asetesh ne distance vjen ne ndihme zgjidhja me e re GDSP e cila fale nje platforme te thjeshte dhe nje infrastrukture globale perdoruesit mund te menaxhojne te gjitha asetet. Per ta bere me praktike mjafton te permendim rastin se, nese instalojme nje kart SIM M2M ne cdo shtylle ndricimi, nga nje zyre operative kudondodhur ne mund te kontrollojme ne cdo moment energjine qe ka konsumuar per ndricim secila nga shtyllat apo detaje te tjera teknike rreth tyre.

Jemi me kompanitë e sigurisë “Nazeri 2000” dhe “Global Security”, të cilat kanë një përvojë mbi dhjetëvjeçare në shërbimin e sigurisë fizike, mbikëqyrjen dhe sigurisë së mjediseve të sipërmarrjeve, zyrave apo apartamenteve. Për të garantuar shërbim 24 orë dhe me efektivitet të lartë për klientët e tyre, ata kanë përqafuar teknologjinë dhe kanë përdorur si zgjidhje pikërisht “IoT Connectivity” nga Vodafone.

Tashmë, IoT po transformon jetën e njerëzve dhe atë të bizneseve në mbarë botën, duke rritur efiçencën e proceseve, nivelin e sigurisë dhe ndërveprimin me klientët. E Shqipëria nuk mbetet pas në përqafimin e këtyre zhvillimeve.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER