Risi | Aplikacioni “eBiznes” i Vodafone, zgjidhje për shumë biznese për procesin e fiskalizimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Po dëgjojmë çdo ditë e më shumë për digjitalizimin e bizneseve dhe proceseve shtetërore. Sipas legjislacionit më të fundit “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” e cila prek të gjitha bizneset në vend, do të sjelli një ndryshim drastik në mënyrën se si bizneset kryejnë shitjet dhe deklarimet.

Sot bizneset po përdorin kasa fiskale. Mirëpo me ndryshimin e ligjit të gjitha bizneset do duhet të përditësojnë pajisjet me pajisje që bëjnë deklarimet në kohë reale. Vodafone vjen me një risi në këtë treg e cila do të lehtësoj gjithë këtë proces për bizneset nga një pajisje që të gjithë ne e kemi në dorë-celulari. Pikërisht për këtë zhvillim do të flasim sot në Risi duke prezantuar shërbimin “Vodafone eBiznes”.

Shërbimi “eBiznes” nga Vodafone është zgjidhja risi që zëvendëson nevojën e bizneseve për kasë fiskale.

Ai mundëson deklarimin e shitjeve dhe fiskalizimin e faturave automatikisht në kohë reale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, direkt nga telefoni. Pra ti mund ta kesh biznesin në dorën tënde.

Aplikacioni funksionon si një sistem mobile POS ku bizneset mund të menaxhojnë lehtësisht listën e produkteve dhe shërbimeve brenda aplikacionit me një klik.

Veprimet në aplikacion kryhen shumë shpejt dhe klientët mund të marrin faturën tatimore, fizikisht apo me e-mail, brenda pak sekondave.

Opsionet që jep ky aplikacion bizneseve do ju lehtësojnë shumë operimin ditor duke kursyer kohë dhe duke pasur mundësi të monitorosh çdo veprim nga kudo ti ndodhesh.

Ai siguron raporte ditore dhe mujore prej së cilave mund të bëhen analiza të detajuara për të rritur efektivitetin e biznesit dhe për të njohur më mirë trendet e shitjeve përmes raporteve.

Zgjidhja e ofruar nga Vodafone përfshin aplikacionin “eBiznes”, lidhjen me internetin, dhe një printer që punon me Bluetooth.

Përmes aplikacionit të Vodafone bëhet deklarimi i shitjeve automatikisht në kohë reale me faturim të klientëve me NIPT ose për individë, menaxhohet lista e produkteve dhe shërbimeve, aplikon ulje tek produktet sipas dëshirës, faturat mund të dërgohen te klienti elektronikisht me e-mail dhe mund të korrigjohen direkt pa pasur ndonjë problem shtesë.

Krahasuar me kasat fiskale tradicionale që kanë shumë vite në përdorim, Vodafone eBiznes do ti kursej jo vetëm kohë bizneseve por edhe para, pasi kjo zgjidhje është krejt digjitale me një pajtim mujor minimal dhe mjafton të kesh aplikacionin eBiznes që të fillosh të presësh fatura.

Përmes një aplikacioni krejt të thjeshtë si “eBiznes” të Vodafone edhe një sipërmarrje e vogël, një market, sallon bukurie, apo një dentist mund të mbulojë tërësisht detyrimin e procesit të fiskalizimit, që parashikohet të nisë tërësisht nga muaji shtator dhe jo vetëm. Me Vodafone eBiznes ti mund të kesh biznesin në dorën tënde.







Etiketimet

Një oficer policie mes të arrestuarve në superoperacionin e SPAK

Mes 18 të arrestuarve nga 32 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO në kuadër të operacionit të koduar ‘Golden Bullet’ është edhe oficeri policisë...

8 grupe kriminale veprojnë në 3 qytete, arrestohen 18 persona

SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste në megaoperacionin e zhvilluar në orët e fundit. Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat nënvizoi...

4 hapat për një president konsesual mes PS-PD

Pas disa raundeve diskutimesh mes PD dhe PS lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri në mënyrë konsesuale, dje socialistët pranuan draftin e...


TË FUNDIT

Një oficer policie mes të arrestuarve në superoperacionin e SPAK

Mes 18 të arrestuarve nga 32 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO në kuadër të operacionit të koduar ‘Golden Bullet’ është edhe oficeri policisë...

8 grupe kriminale veprojnë në 3 qytete, arrestohen 18 persona

SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste në megaoperacionin e zhvilluar në orët e fundit. Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat nënvizoi...

4 hapat për një president konsesual mes PS-PD

Pas disa raundeve diskutimesh mes PD dhe PS lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri në mënyrë konsesuale, dje socialistët pranuan draftin e...

Zbardhen emrat e parë të PD-së për presidentin e ri

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur mesditën e së enjtes për çështjen e presidentit dhe kandidaturat që partia do të propozojë. Dy emrat e...

Kryeministri italian thirrje për armëpushim urgjent në Ukrainë

Kryeministri italian, Mario Draghi bëri thirrje të enjten për një armëpushim urgjent në Ukrainë në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER