“Meta dhe Berisha armiqtë më të dobishëm të Ramës”, Haxhiu: Strategji për të tërhequr të pavendosurit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht se fushata elektorale nuk ka nisur zyrtarisht, kryeministri Edi Rama ka intensifikuar sulmet kundrejt opozitës, pa anashkaluar këtu presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Analisti Baton Haxhiu thotë se shefi i qeverisë sulmon këto dy figura pasi qytetarët nuk i duan më të pranishëm në skenën politike.

I pranishëm në emisionin “Shock” nw Euronews Albania, z. Haxhiu shprehet se strategjia politike e shefit të mazhorancës bazohet mbi dy arsye:

“Meta dhe Berisha janë personazhe të jetës politike shqiptare që e kanë arritur pikën kulminante..që elektorati shqiptar nuk i do të jenë pjesë e politikës, për shkak se këto personazhe janë të tilla, Rama i godet për dy arsye: Meta mund të mobilizojë socialistët të dalin në zgjedhje. E dyta, Berisha mund të mobilizojë të papërcaktuarit që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për PS. Të dy këta janë armiqtë më të dobishëm të Edi Ramës për momentin. Basha nuk inspiron shumë në betejë, dhe duke bërë palë Berishën dhe Metën i tërheq të pavendosurit nga vetja”, tha Haxhiu.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER