Andi Bushati: Rama po përdor vaksinën për fushatë elektorale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pezullimi i përdorimit të vaksinës së AstraZeneca në shumë vende të BE-së ka ngjallur frikë dhe shqetësim edhe në Shqipëri, dhe kjo faktohet tek një pjesë e mësuesve, të cilët nuk kanë pranuar të marrin injeksionin.

Analisti Andi Bushati në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se kjo çështje mbart me vete konfuzion të shtuar dhe ajo që e shqetëson është se pse kryeministri Ram e ka tradhtuar “linjën besnike” ndaj veprimeve të Francës, Gjermanisë, Italisë, të cilat vendosën të pezullojnë përdorimi e vaksinës.

“Është një vendim i vështirë, sepse ka shumë konfuzion. Ajo që mund më bën çudi është një fakt: qasje në një vit e qeverisë Rama të cilën nuk e quaj totalisht negative ka qenë që të ndjekë hap pas hapi që ka ndjekur Franca, Gjermania dhe Italia. Problemi është pse pikërisht në këtë rast e ka thyer traditën njëvjeçare, që nuk po sillet si vendet evropiane dhe këtu unë them se ky ndryshim ka ndodhur se interesi politik është vënë përballë interesit të jetës së njerëzve”, tha ai.

Problemi sipas tij në këtë çështje është se kryeministri i vendit e ka kthyer vaksinimin në fushatë elektorale.

“Rama e ka kthyer vaksinën në një fushatë elektorale. Po mbivlerëson votat para jetëve njerëzore”, u shpreh Bushati.

Por, ndryshe nga Bushati, analisti Haxhiu shprehet se shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë vendet e Bashkimit Evropian, kur ata përplasen për interesa biznesi, siç e cilësoi rastin e AstraZeneca.

“Shqiptarët nuk duhet ta dëgjojnë BE kur ka përplasje biznesi”, tha ai.

Etiketimet

Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se biseduan për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për...

Monitorimi i punës së KLGJ dhe KLP, KSHH: Magjistratët hezitojnë të jenë pjesë e strukturave të posaçme

Një ditë më parë Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi konferencën mbi monitorimin e punës së KLGJ dhe KLP gjatë një viti, ku e pranishme...

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER