LSI e penduar për djegien e mandateve, Haxhiu: Do paguajnë më rrjedhje të elektoratit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar mbi deklaratën e bërë nga zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama që e konsideroi gabim djegien e mandateve.

Sipas z. Haxhiu qëndrimi është i drejtë duke thënë se ka qenë Monika Kryemadhi e cila ka shtyrë partinë drejtë këtij vendimi edhe pa miratimin e Ilir Metës.

Analist tha se pikërisht për shkak të “vendimeve emocionale” dhe “gabimeve fillestare në politikë” të znj. Kryemadhi, LSI do të paguajë me rrjedhje të elektoratit.

“Djegia e mandateve ka qenë ikja nga përgjegjësia. Vetmi njeri që meriton të udhëheqë LSI pas Metës dhe ai është Luan Rama, këtë ia kam thënë edhe Ilir Metës një bisedë që kam pasur me të”, shprehet z. Haxhiu.

Ndërsa Andi Bushati thotë se vendimi për të djegur mandatet dhe për të mos herë në zgjedhjet lokale ka qenë i drejtë pasi tregoi autoritarizmin e Edi Ramës. Sipas tij nëse LSI e cilëson gabim nuk meriton asnjë votë.

“Nëse sot opozita PD dhe LSI kërkon një votë për të përmbys regjimin e Edi Ramës, mendoj se djegie e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje lokale i shërben këtij gjykimi. Lënia vetëm e Ramës në Parlament u mbushi mendjen të gjithëve se çfarë autokrati është. Djegia e mandateve shërbeu për të treguar fytyrën autoritare të Edi Ramës”, tha analisti.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

Destinacion shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER