Sot ka nisur zbatimi i masave të reja kundër COVID-19 në Kosovë, vendim i cili është analizuar në emisionin “Shock” nga Andi Bushati dhe Baton Haxhiu.,
Baton Haxhiu tha se ekspertët paralajmëruan të mos bëhen tubime të mëdha dhe se tubimet i ka bërë Partia e kryeministrit Kurti. Haxhiu u shpreh se shitmi i rasteve në Kosovë ka ardhur si pasojë e tubimeve politike, sidomos të Partinë fituese. Në lidhje me vendimin për shtrëngim të masave, ai theksoi se është një vendim mekanik pasi Kosova nuk ka kapacitet spitalor për të përballuar situatën
“Ky vendim është dashur të ketë një prapavijë sqaruese, nëse ekspertët thonë se duhet, duhet”, u shpreh Haxhiu.
Më mirë ta paguash koston e mbylljes nga xhepi se sa ta paguash me jetë, tha nga ana e tij Andi Bushati.
Z. Haxhiu tha se vendimi për shtrëngim të masave është politiko-profesional.