Baton Haxhiu për turet e Berishës: I përsëritshëm, pa ide dhe anti-historik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Turet e takimeve të ish-kryetarit të PD-së në rrethe janë pa ide dhe i përkasin të kaluarës. Kështu u shpreh analisti Baton Haxhiu në studion e “Shock” të Euronews Albania.

Ai theksoi se në fjalimet e tij Berisha ishte i përsëritshëm dhe nuk kishte asgjë të re për mbështetësit.

“I përsëritshëm, pa ide, funksionon në një kontekst politik të së kaluarës, anti-historik dhe i padobishëm. Sali Berisha është njeriu, që po bën gjëra të pamëshirshme kundër vetes”, tha Baton Haxhiu.

Pavarësisht pajtimeve në disa pika, Andi Bushati thotë se shikon entuziazëm të shtuar në takimet e Sali Berishës.

“Gjej të reja, që kishte më shumë entuziazëm, më shumë njerëz. Ndërkohë që Basha bën burokratin, Sali Berisha del e takon njerëzit. Sot atje, nuk dukej shumë, por ishte kryetar i PD në Fier. Nëse kjo bëhet vazhdimësi, pushteti i Bashës praktikisht ka rënë. Nuk besoj se Berisha mundet të mbajë mbi duart spektrin e opozitës. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë po e shndërron Bashën në një kufomë politike”, tha Bushati.

Haxhiu thekson se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka nevojë të bëjë ture të tilla, pasi e ka betejën e fituar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit  vijon të kundërshtojë vendimin e Bashës, e i cili përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

“Pse nuk duhet të dalë Basha në tubime dhe të fitojë betejë kundër tubimeve? Për arsye se ka betejën e sigurt, betejën me Sali Berishën”, tha Haxhiu.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER