Haxhiu mbështet vendimin e Kurtit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Baton Haxhiu tha në “Shock” se e mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen reciprocitetit të targave me Serbinë.

Ai tha se pavarësisht që është kritik me Albin Kurtin, këtë radhe e mbështet kryeministrin për ruajtjen e dinjitetit të institucioneve shtetërore.

“Unë në këtë rast jam kritik ndaj Albin Kurtit dhe besoj shumë pak në të, por në këtë rast jam me kryeministrinë  Kosovë për shkak që ta ruajmë dinjitetin e institucionet, të mos i keqpërdorim ato, të ruajmë qytetarin dhe mënyrën e sjelljes institucionale dhe mos të jemi njerëz që nxisin konflikt”, tha ai.

Ai tha se kryeministri i Kosovës duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë, por duke shmangur me çdo kusht konfliktin.

“Vetëm një gjë s’na duhet, konflikti. Kryeministri im, që në këtë rast është Albin Kurti duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Kosovën dhe zgjedhja më e mirë është të mos ketë konflikt”, tha Haxhiu.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER