‘Afatet’ për Vetingun, Bushati: Kushtetuta nuk mund të arnohet sa herë do politika

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Minsitri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar zgjatjen e afateve të vetingut, gjë që ka shkaktuar debat pasi për të realizuar këtë propozim mazhorancës i duhen votat e opozitës për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se nuk mund të ketë ndërhyrje në Kushtetutë sa herë që diçka politike del përtej afateve apo nuk shkon mirë.

Sipas Andi Bushatit, duhet bërë një bilanc i veprimeve që çojnë në ndërhyrje në Kushtetutë.

“Nuk mund të gabojmë, të dështojmë dhe të arnojmë Kushtetutën sepse kemi gabuar dhe dështuar. Nuk mundet të vazhdojmë të ngulim gishtat në sy, pa bërë bilancin se çfarë kemi bërë deri tani”, u shpreh Andi Bushati.

Për analistin, reforma në drejtësi është e dështuar dhe e parëndësishme.

“Kemi 5 vite dhe nuk kemi ende Gjykatë Kushtetuese të plotësohet. A gjykohet ndonjë dosje në Gjykatë të Lartë? A kemi Gjykatë të Lartë?”, shtroi pyetjet Andi Bushati.

Vetë ndërhyrja në Kushtetutë vë në pikëpyetje reformën në drejtësi, sipas analsitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER