‘Jo se u pajtua me Kurtin’, Bushati: Rama e dinte që çdo lëvizje e gabuar do t’i kthehej në bumerang

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Andi Bushati e cilësoi vizitën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Kosovë si më normalen ai që ka zhvilluar ndonjëherë në këtë vend.

Kjo sipas tij, jo se ka ndryshuar gjë në marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, por sepse iu diktua nga situata që po kalon Kosova pas rindezjes së konfliktit me Serbinë për reciprocitetin e targave.

Kryeministri Rama e dinte që çdo lëvizje e gabuar në këtë moment do t’i kthehej në bumerang, tha analisti.

“Një kryeministër i qeverisë së Tiranës, që shkon në këtë situatë në Prishtinë, kur tanket janë në kufi, kur avionët e Serbisë shkelin në hapësirën ajrore, kur ambasadori rus del dhe bën shfaqje në kufi, nuk e ka luksin të jetë përçarës. Rama e dinte se çdo lëvizje e vogël në tejkalim të kostumit të tij, këtë herë mund t’i kthehej në bumerang.

Prandaj u tregua shumë i kujdesshëm, jo se u pajtua me Kurtin, por që të mos bëhet epiqendra e të gjithë kritikave”, tha Bushati.

Në të njëjtën linjë ishte edhe analisti Baton Haxhiu, sipas të cilit momenti që po kalon Kosova do të bënte të pavend një tjetër gjuhë apo ton të përdorura nga kryeministri shqiptar.

Sipas tij, pavarësisht polemikave që mund të kenë pasur herë pas here politikanët shqiptarë, këtë herë Rama tregoi se është përtej lëkurës së Edi Ramës si pushtetar.

“Çfarëdo gjuhe tjetër e Ramës do të ishte një marrëdhënie e pakthyeshme me qytetarët e Kosovës. Edi Rama tregoi se mund të ketë diçka personale me kryeministrin, por jo me atë që përfaqëson, me mendimin që përfaqëson”, tha analisti Haxhia.

 

 

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. Më...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER