Qasja për ‘Open Balkan’, Haxhiu e Bushati të ndarë: Gjermania krijoi një diktator në Ballkan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qasja e Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin Perëndimor u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

Analisti Baton Haxhiu tha se mes presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrit Edi Rama nuk pati përplasje, por thjesht paqartësi në lidhje me iniciativën e quajtur “Open Balkan”.

Ai e cilësoi Procesin e Berlinit, si projekt të dështuar të shteti gjerman, që për Haxhiun nuk bëri gjë tjetër, veçse prodhoi një diktator në Ballkan, referuar këtu, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Nuk do ta quaja përplasje, por do ta quaja një mos-qartësim të qartë se çfarë përfaqëson “Open Balkan”. Nuk mund ta lë në gjysmë të rrugës një nisje të suksesshme dhe një përfundim të pasuksesshëm, ndoshta përfundimin më të pasuksesshëm që shteti gjerman e ka pasur me Procesi i Berlinit. Janë harxhuar miliarda, ka krijuar një diktator [referuar presidentit serb]. Fakti që është krijuar një njeri i fuqishëm”, tha  ai.

Sipas Haxhiut, presidentja e Komisionit Evropian kishte mosbesim te “Open Balkan”, por kryeministri Rama shton ai u përpoq t’ia shpjegojë me shifra se pse kjo qasje mund të jetë e suksesshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka paqartësi, ajo kishte mosbesim për Open Balkan dhe atë e shprehu, por Rama u mundua ta shpjegojë se pse mund të jetë i suksesshëm ky proces dhe me numra. Në një farë mënyre e sfidoi një përrallë të suksesshme Berlinit, i cila përfundoi si e pasuksesshme”, shtoi ai.

Kurse Andi Bushati theksoi se njësoj si Merkel, edhe znj. Von der Leyen dha mesazhin se BE-ja e refuzon “Open Balkan”.

“Unë mendoj se u përplasën dhe mendoj se përplasja ishte evidente. Ne nuk kemi priortet të gjykojmë Gjermaninë dhe Francën, dhe sinjalin që vjen nga atje duhet ta shikojmë në kontekst në vendin tonë. Ka një refuzim të qartë nga BE, e pamë dhe nga Merkel, për ta njohur ‘Ballkanin e Hapur’ të Ramës Zevit dhe Vuiçitit”, tha ai.

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. Më...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER