Unpublished | Çdo ditë një grabitje biznesi. Në Shqipëri 12% e krimeve në total, janë vjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania hedh dritë mbi grabitjet në rrugë, në banesa dhe në biznese duke ju sjellë profilin e grabitësve dhe mënyrat e veprimit të tyre.

Sipas të dhënave nga policia në 3 vitet e fundit 1642 biznese dhe lokale, janë grabitur. Pra, nëse statistikën e shtrijmë përgjatë një viti kalendarik, çdo ditë në vendin tonë vidhet më shumë se një biznes.

Personat që kryejnë grabitjet fillojnë që në moshë të vogël dhe zakonisht janë ata me familje problematike tregojnë ekspertët.

“Kishte të mitur që kryenin grabitje dhe ata vinin nga familje të divorcuara ose fëmijë që ishin braktisur nga prindërit. Në fillim një pjesë e tyre kanë ikur jashtë shtetit duke u bërë vjedhës të rëndomtë dhe pastaj bëheshin grup,”- thotë Feruz Pulaj, ish-punonjës policie dhe burgjesh.

Problemi më i madh që vërejnë ekspertët është fenomeni ripërsëritës. Një grabitës vazhdon këtë veprimtari ose bën dhe krime të tjera edhe pasi dënohet një herë, dy apo shumë herë.

“Një person që është i sprovuar thotë do të kthehem prapë atje, nuk ka çfarë të më ndodhë më mua. Kam pasur një rast që kishte 16 herë 17 herë që ishte përfshirë në një krim të vjedhjes së vogël me shokët dhe kur doli nga burgu, ai u fut në shpërndarjen e drogës,”- shprehet psikologu ligjor Anduel Boçi.

Format e grabitjes kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Në fillim grabitësit gjurmonin emigrantët, të cilët vinin në Shqipëri me para cash me vete.

“Nga viti 1991-1996 filloi që të vinin shumë të ardhura nga emigracioni dhe këta hajdutë i shihnin që kur kalonin në Kakavijë emigrantët. Kishte raste që i gjuanin kur niseshin nga Athina dhe i shoqëronin deri në familje ku dhe kryenin aktin e vjedhjes,”- tregon për Unpublished në Euronews Albania, Feruz Pulaj, ish-punonjës policie dhe burgjesh.

Grabitësit me kalimin e kohës kanë kaluar nga paratë e emigrantëve në sendet me vlerë të personave që pikasen si viktima më të lehta.

“Autori synon një person në rrugë, në një garazhd parkimi, park publik ose pranë një stacioni transporti publik dhe i marrin para në dorë, çanta, kuleta, telefona celularë, bizhuteri, veshje dhe pajisje të tjera të vogla elektronike,”- thotë avokati Edvis Gorishti.

Ekspertët tregojnë se grabitësit zgjedhin personat që do grabisin dhe momentin në të cilin do veprojnë.

“Grabitësit zgjedhin si viktima të tyre njerëzit e moshuar, të rinjtë, të dehurit apo dhe njerëzit që janë të shpërqëndruar kur janë në rrugë. Shumica e plaçkitjeve në rrugë ndodhin në zonat urbane,”- shton ai.

Në grabitjet e banesave apo bizneseve autorët nuk godasin në mënyrë rastësore, por marrin informacione para se të realizojnë vjedhjen.

“Pa pasur një të dhënë më parë një hajdut nuk shkon të vjedhë në një bankë apo në familje. Ata shohin mirë çdo lëvizje dhe zgjedhin momentin e duhur për të kryer grabitjen,” – thotë ish-punonjës i policisë dhe burgjeve Feruz Pulaj për Unpublished në Euronews Albania.

Gjakftohtësia është arma që duhet të përdorni për tu mbrojtur nëse mund të jeni ju viktima.

“Duhet të ruani gjakftohtësinë sepse në ato momente je i marrë peng rrezikon jetë dhe nuk përballesh dot me disa persona. Unë kam qenë viktimë e një grabitje dhe kam qëndruar gjakftohtë, pasi grabitësit ishin të armatosur dhe qëllimi i tyre ishte grabitja,”- rrëfen Feruz Pulaj për Unpublished në Euronews Albania, ish-punonjës policie dhe burgjesh.

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER