Dosjet e pazbardhura l “Unpublished” hulumton dy vrasjet e bujshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në raftet e drejtësisë shqiptare gjenden me mijëra dosje që nuk kanë autor. Emisioni “Unpublished” ka trajtuar dy prej ngjarjeve që janë ende të pazbardhura dhe cilëson si shumë të ndjeshme.

Të dy dosjet qëndrojnë në Prokurorinë e Fierit dhe janë vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit, Skerdilajd Konomi.

Gjyqtari mbeti i vrarë më 9 shtator 2011 në një atentat të mes të qytetit të Vlorës, ku makina me të cilën po udhëtonte u hodh në erë me lëndë plasëse.

Për vrasjen e Konomit, Prokuroria thotë se hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore; vrasje për shkak të detyrë dhe vrasje për shkak të konflikteve për pronën.

35-vjeçari në atë kohë kishte 5 vite që punonte si gjyqtar. Ai kishte marrë makinën e bashkëshortes për të shkuar në punë në momentin e shpërthimit me telekomandim.

Fatmir Xhindi u vra më 2 maj 2009 në afërsi të banesës së tij. Ngjarja tronditi opinionin publik pasi i vrarë mbeti një person me imunitet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

I vëllai tregon se ngjarja ka ndodhur pasi Xhindi kishte kaluar kohën duke pirë kafe në fshatin e lindjes ku edhe kanë tokat që familja ka përfituar me ligjin 7501.

Ngjarja është ende pa autor pavarësisht se hetimet ushtrinë në tre pista; vrasje për motive pronësi, vrasje për motive xhelozie për shkak të njohjeve të të ndjerit dhe pistën e vrasjes për motive hakmarrjeje.

Prokuroria thotë se ende nuk ka fakte apo prova që mund të çojnë në zbulimin dhe identifikimin e autorit. Ndaj në këto rrethana hetimet janë pezulluar më 24 dhjetor 2020.

“Nuk di të ketë ardhur dosja këto 10 vjet. Kemi marrë shumë premtime për zbardhjen e të vërtetës pasi deri tani nuk ka pasur asgjë”, shprehet Ilir Xhindi duke pretenduar se nuk ka pasur hetimet të reja.

Juristi, Bledar Meminaj thotë se këto dosje quhen ndryshe “dosje të fjetura” por ajo është gjithmonë aktive në heshtje dhe në momentin e parë që del një provë e re mund të rihapet.

“Nevojiten prova shkencore dhe nuk mjaftojnë alibi apo me deklarime pas ngjarjes. Duhet provë shkencore që hedh dritë mbi të vërtetë dhe jo provë që hedh mjegull”, shprehet juristi Meminaj.

Familjarë të Xhindit akuzojnë persona në politikë si pengues të zbardhjes së ngjarjes ndërsa bashkëshortja thotë se ata nuk kanë asnjë person të dyshuar.

“Problemet e punës i linte në punë dhe nuk na ngarkonte me problemet e tij. Nuk kishte probleme me ndonjë person që ne të dyshojmë. Për ne ka dorë shteti dhe nuk ka dashur shteti që ta nxjerri në dritë”, shprehet Xhemile Xhindi, bashkëshortja.

“Po të ishte një ngjarje e zakonshme kjo do të ishte zbardhur brenda 2 ditësh por politika duke pasur vetë duart brenda vete duke zbardhur këtë do të dalë një mik apo një shok i krahut tjetër. Në 8 vjet nga pushteti që ne mbështesim (PS) nuk është hedhur asnjë hap, prandaj ne nuk kemi më besim nga asnjë kah i politikës. Ishte një mesazh i pushtetit të asaj kohe vrasja në pragun e shtëpisë duke thënë që po deshët ngrijeni kokën por ne kështu ua bëjmë”, shprehet i vëllai.

Gjatë tre viteve të fundit numri i hetimeve të pazbardhura ka ardhur gjithnjë në rritje. Gjatë vitit 2020 janë mbartur hetimet për më shumë se 8 mijë persona të pandehur, një rritje me mbi 15% në krahasim me një vit më parë.

Juristi, Bledar Meminaj thotë se për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi mund të krijohet një organ i posaçëm pasi numri i dosjeve pa autor është shumë i madh.

“Ka mungesë të një institucioni të posaçëm qoftë në polici dhe prokurori që të jetë një institucion i veçantë që të merret me dosjet e pezulluara”, tha juristi.

Ndriçim Mesiti, ish-punonjës policie thotë se në praktikën hetimore të policisë ajo që i jep tonin procesit hetimor është policia kriminale.

Ndaj ai bën thirrje për krijimin e një tradite të hetimit nga specialistët e zonës dhe për këtë thotë se nevojiten ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit pasi nuk arrin ta përballojë krimin.

“Për mua që krimi merr një amplitudë kaq të lartë kjo vjen edhe për shkak se struktura e Policisë së Shtetit nuk është e përshtatshme për të përballuar krimin. Mund të ndryshosh drejtorët, mund t’u japësh vetura dhe kamera por këto janë vetëm një element”, shprehet ish-punonjësi i policisë.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER