50% e dhunës në familje ushtrohet në prani të fëmijëve, thotë zv.ministrja Kuko

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Janë aq shumë gra dhe vajza që dhunohen dhe vriten në Shqipëri sa që ngjarjet kanë nisur të duken veç numra. Në 8 muajt e parë të 2021 janë 3 563 raste dhune ndaj grave.

Kjo do të thotë se çdo muaj ka pasur 445 raste të dhunës dhe vetëm në 24 orë 15 gra dhe vajza dhunohen. E gjitha kjo është shumë larg dhunës që ushtrohet në realitet pasi këto janë vetëm rastet e denoncuara.

Romina Kuko, zv.ministre e Brendshme thotë se kemi pasur raste të dhunshme ku një grua është vrarë në dyer e gjykatës ndërsa një tjetër e vrarë në një automjet. Ajo thotë se shumica janë konflikte që nuk denoncohen dhe ndaj është shumë e vështirë për t’i parandaluar.

Kërkesat për urdhër mbrojtjeje janë shumë të larta, ku në 8 muaj ka pasur 2 205 kërkesa. Në një muaj 275 gra kanë kërkuar të mbrohen nga bashkëshorti i tyre ose 9 gra në një ditë.

Tirana zë një numër të madh nga këto raste. Ola Ismaili, Koordinatore për Mediat në Gjykatën e Tiranës tregon se në 8 muaj janë lëshuar mbi 600 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje për dhunën në familje.

Por pavarësisht këtyre shifrave të larta, në shumë raste pas denoncimit gratë tërhiqen duke bërë që autorët të nisin nga e para ciklin e dhunës.

“Në shumë raste kërkuesja heq dorë nga denoncimi në seancë ose kjo vjen me deklaratë noteriale ku thuhet se tashmë marrëdhënia është normalizuar” shprehet Ola Ismaili.

Ndaj procesit me denoncimet fillestare kanë një diferencë të madhe. Gjatë 8 muajve të fundit janë proceduar 1094 raste ose 136 persona në muaj.

Thënë më qartë nëse në një ditë denoncojnë dhunën 15 gra, janë vetëm 4 raste që ndiqen penalisht.

“Shkaqet janë kryesisht sociale, ka të bëjë me opinionin, presionin e familjarëve, presionin bashkëshortor. Gratë ndoshta nuk ndihet aq të mbrojtura”, thotë koordinatorja për Mediat në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë 8 muajve janë arrestuar 390 autorë të dhunës në familje. Shifra është shumë e ulët në krahasim me rastet e denoncuara.

Por, rastet fatale nuk kanë munguar edhe kur gratë nuk e kanë pranuar dhunën dhe i kanë dhënë fund martesës. I tillë ishte rasti më i fundit i ndodhur në Fier, ku një 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti në shtëpinë e prindërve.

Dhunuesit nuk keqtrajtojnë vetëm gratë, por edhe fëmijët dhe këtu dhuna merr një tjetër përmasë. Zv. ministrja e Brendshme thotë se në çdo dy raste dhune, një zhvillohet në sy të fëmijëve të çiftit.

Zv.ministrja e Brendshme shprehet se nëse dhuna nuk parandalohet dhe nuk kurohet, ata fëmijë që kanë qenë pre e dhunës nuk rehabilitohen, probabiliteti është që ata të jenë dhunues kur të rriten.

“Ata e kuptojnë dhunën në një moshë shumë të vogël dhe fillojnë e përdorin si mjet”, shprehet Romina Kuko.

“Në mbi 50% të rasteve të dhunës në familje të përfshirë janë edhe fëmijët. Fëmijët që mund të jenë ose vëzhgues të ngjarjes dhe kjo shkakton trauma shumë të mëdha por ka raste që edhe fëmijët janë pre e dhunës së agresorit”, shprehet znj. Kuko.

Etiketimet

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER