Rrëfehet nëna e Esmeralda Filopatit, gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në sy të 3 fëmijëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhuna ndaj grave në Shqipëri mbetet një plagë e madhe sociale në Shqipëri edhe pse ligjet për dhunën në familje janë forcuar.

Esmeralda Filopati është një prej rasteve ku dhuna përfundoi me vrasje, jo vetëm jetën e saj por edhe të vëllait. Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nga ish-bashkëshorti i 33-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shkurt 2020, ku Fatmir Kolecaj qëlloi me armë zjarri Esmeraldën dhe Vledison Filopatin. Tri vajzat e mitura kanë parë të gjithë skenën. Autori, pak orë pas ngjarjes i rrethuar nga RENEA vrau vetën në një banesë në Zejmen të Lezhës.

E ëma e Esmeraldës, Nusha Filopati, thotë se familjes së saj i ka ndodhur një tragjedi shumë e rëndë pasi ish-dhëndri i vrau në mes të shtëpisë vajzën dhe djalin.

“Më vrau vajzën dhe djalin në derë të shtëpisë ndërsa tre engjëjt prisnin nënën që të kthehej nga puna. Dola në oborr se mendova mos po shpërthenin fishekzjarrë dhe pashë dy fëmijët e mi të shtrirë në oborr pa i pasur borxh askujt”, tregon ajo.

Tri vajzat e mitura që tani po rriten jetime, pas rënies së figurës së të atit dhe vrasjes së nënës kanë nevojë për trajtim psikologjik.

“A të rënkoj për ata që kanë vdekur apo të qaj për fëmijët që po rris”, shprehet e moshuara, e cila përbetohet se do të kujdeset për to deri në vdekje.

Valentina Telhaj, psikologe thotë se jeta e tyre nuk është lehtë më që nga ngjarja. Atyre u është përmbysur çdo gjë dhe u duhet të fillojnë jetën pa prezencën e dy prindërve.

Gjyshja e tyre thotë se në ndihmë të fëmijëve nuk ka pasur asnjë psikolog dhe këtë rol ajo është përpjekur që ta kryejë vetë.

“Nuk ka ardhur psikolog për fëmijët, më shumë atë rol e kam bërë vetë. Tani vonë ka ardhur një psikologe te shkolla. U kam thënë që mami dhe daja janë  engjëll në qiell dhe na shohin”, shprehet ajo.

Nusha Filopati tregon se dhuna në familjen e Esmeraldës kishte nisur shumë vite përpara. Ajo tregon se vajza kishte telefonuar në një rast djalin e madh për t’i treguar.

Aktin autori e kreu si hakmarrje për largimin e Esmeraldës nga shtëpia. 65-vjeçarja thotë se do të kujdeset për fëmijët deri ditën e fundit të jetës.

Gjyshja thotë se vajza e madhe që sot është 12 vjeçe ka përjetuar dhunën ndaj nënës së saj deri tek vrasja e saj. Ndërsa vajza e vogël është 7 vjeçe.

Përveç tragjedisë, familja ndodhet dhe në një gjendje të vështirë financiare. Gjysha thotë se vajzat kanë një pension prej 9 mijë lekë secila dhe 15 mijë lekë për djali që ka kujdestarinë e tyre.

Erinda Ballanca, Avokat i Popullit thotë se problemi thelbësor është se në Shqipëri kemi ende një kulturë që e pranon dhunën në familje në të gjitha llojet e formave.

“Ky lloj mentaliteti duhet të ndryshohet por kjo nuk vjen me ligje por me edukim dhe promovim të vlerave”, shprehet znj. Ballanca.

Helena Halilaj, pedagoge shprehet se dhuna lidhet me shumë faktorë duke nisur që nga pavarësia ekonomike e grave dhe vajzave. Ajo thotë se për shkak se shumë vajza janë rritur në mjedis të dhunshëm, ato falin episode dhune.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER