Drama e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ylli i 225 u vendos vetëm pak ditë më parë në memorialin e policëve të rënë në krye të detyrës së Policisë së Shtetit.

Përmes historive të komisar Musa Skurës dhe oficerit të krimeve Petrit Lata, “Unpublished” sjell dramën e familjeve të policëve të vrarë.

“Unpublished” vizitoi familjet e dy të rënëve në radhët e Policisë së Shtetit, Skura dhe Lata. Përmes rrëfimeve të familjarëve do të risjellim edhe njëherë historitë e tyre që u mbyllën tragjikisht.

Një përpjekje e vazhdueshme për t’u rritur në detyrë, paga simbolike dhe punë me rrezikshmëri të lartë që u mori jetën. Këto detaje janë të përbashkëtat e punonjësve të policisë.

“E filloi karrierën e tij në Krastë, mandej dhe pothuajse në vitin 1991 erdhi në Komisiaratin në Burrel dhe këtu punoi në shumë detyra dhe funksione, kryesisht pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij si ushtarak prej 28 vjetësh e kaloi Inspektor Policie pothuajse në të gjitha zonat e rrethit të Matit”, shprehet vëllai i Musa Skurës.

Vite të tëra shkollim dhe përgatitje praktike për të marrë gradën komisar. Dhe vetëm 3 vite pasi e meritoi atë, komisar Musai humbi jetën duke kryer detyrën e shefit të krimeve të Matit. Në 13 Janar të vitit 2013, gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande që trafikonte armë, në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç, Skura plagoset rëndë.

Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda theksohet se efektivi i policisë, Musa Skura, u është afruar në distancë personave të dyshuar duke iu kërkuar të ndalonin. Fitim Alla dhe Vilson Milkurti kanë tentuar të largohen, por Skura, është vënë në ndjekje të tyre. Shefi i krimeve të policisë së Matiti ka arritur të kapë Fitim Allën, i cili e ka plagosur me armën tip automatik. Fitim Alla, në bashkëpunim me Vilson Milkurti dhe Edison Lleshi kishin siguruar një sasi të konsiderueshme municioni, me qëllim për ta shitur. Pas humbjes së jetës së Skurës, Fitim Alla u dënua me burgim të përjetshëm.

Si për ironi të fatit, komisar Skura duhet të ishte atë ditë në fejesën e nipit të tij. Por përgatitjet për festën e përvjetorit të policisë e mbajtën në punë.

“Atë ditë kisha një gëzim familjar, do fejoja çunin. Me thënë të drejtën i kërkova Musait me insistim të vish pranë meje që të shkojmë te miqtë ajte të pimë një kafe por ishte e shkruar kjo punë, ishte përvjetori i policisë”, tregon i vëllai.

Pavarësisht angazhimit për t’i shpëtuar jetën, komisari nuk i mbijetoi 3 plagëve të marra gjatë përleshjes me personat që donte të arrestonte.

Një tjetër yll iu shtua murit të kujtesës, një dekadë më parë. Oficeri i krimeve Petrit Lata mbajti postin e shefit të komisariatit të Përmetit për 6 vite. Së bashku me familjen ai u transferua në këtë qytet, ku edhe humbi jetën në një aksident ndërsa ndodhej me shërbim. Bashkëshortja rikujton ngjarjen e 10 viteve më parë.

“Dhimbja është shumë e madhe sepse mosha e tij ishte e re, 42 vjec, fëmijët ishin të vegjël, 10 vjec ishte vajza dhe pa bërë 13 djali, dhe normal që na dhimbet jeta e tij. Ka qenë shumë e vështirë për mua përballimi i goditjes që na është dhënë në fakt”, shprehet bashkëshortja.

Kujtimet për atë ditë janë të dhimbshme edhe për vajzën e oficerit.

“Fakti se si ka ndërruar jetë atëhere ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time. Kam qenë në shkollë, nuk dinim se si ndodhi aksidenti, kishte pësuar aksident me makinë në ndjekje të një makine tjetër, nga moti I keq makina kishte rrëshkitur nga rruga dhe aty kishte humbur jetën. E kemi marrë vesh diku nga darka, nga ora 7 diçka e tillë. Aksidenti ka ndodhur më përpara, ka ndodhur nga ora 4. Ka qënë një dhimbje e madhe sepse nuk e dija as un as vëllai as mami që babai kishte ndërruar jetë. E kemi marrë vesh shumë vonë”, tregon vajza e tij.

Këtu nisën edhe vështirësitë për kryefamiljaren e shtëpisë që mbeti e vetme me dy fëmijë të vegjël. Pavarësisht ndihmës që kishte, ajo thekson se një pension i fëmijëve nuk mjafton.

“Atë ndihmën e madhe për momentin ne nuk e kemi marrë dhe presim që të miratohet që të marrim si disa të tjerë por pensionin fëmijët e kanë, ai pension I ka ndihmuar dmth dhe familjarëve dhe suplementin e japin, pastaj un jam punësuar nga shteti normal sepse ky atëhere ishte I transferuar dhe ne na merrte kudo me vete sepse”, thotë ajo.

Në rastet kur drejtësia ka aplikuar dënime kapitale, edhe vet familjarët e të vrarëve kanë gjetur paqe, duke pranuar në heshtje humbjen e jetës së të afërmit pa kërkuar tjetër shpagim përveç vendimit të gjykatës.

Ajo që kërkojnë më shumë familjarët është mbështetja e shtetit, pas humbjes që ata pësojnë. Dhe këtë mbështetje e kërkojnë në nivele më të konsiderueshme se thjesht dhe vetëm një pagesë pensioni për fëmijët pas vdekjes së të atit për të mbrojtur rendin dhe qetësinë në vend.

“Të përmisohen sa më shumë dhe mendojnë që primare për shembull janë strehimet, ose kreditë e buta ose strehimet dhe pagesat që bëhen sic janë bërë të disave në rastin kur ndodh direkt fatkeqësia një shumë që jepet dmth dhe disave akoma sju është dhënë por po punohet mesa di un që eshe atyre që ju ka ndodhur që sju është është dhënë në momentin ndihma ekonomike tju jepet që ajo të bëhet sepse disa se kanë marrë disa e kanë marrë”, thotë bashkëshortja e Latës.

Është i admirueshëm vendimi që kanë marrë disa nga fëmijët e punonjësve të policisë së vrarë në krye të detyrës. T’i bashkohen edhe ata radhëve të policisë.

“Kam zgjedhur të njëjtën rrugë vetëm fakti që kam pasur një baba shumë të mrekullueshëm edhe shpresoj që disi ta bëj krenar edhe do përpiqem dua të eci në hapat e tij”, thotë Dritjona Lata.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER