Vrasja e Sajmir Hoxhës, ish-zyrtarë të policisë: Mund të ishte parandaluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në 30 vite demokraci, 225 punonjës së Policisë së Shtetit kanë rënë në krye të detyrës. Për të përjetësuar kujtimin e tyre, pranë Ministrisë së Brendshme është ngritur ky mur kujtese dhe secili yll përfaqëson një polic të rënë në krye të detyrës. Por pak e dinë historinë, kurse shumicën jo.

I fundit mes tyre është Sajmir Hoxha, që humbi jetën pak ditë më parë. Po a mund të evitohen këto vrasje? “Unpublished” bisedoi me ish drejtues policie, që bashkohen në një pikë me njëri – tjetrin; këto humbje jete mund të ishin evituar, nëse do të merrej informacioni i duhur për rrezikun që i kanoset policisë kur nis një aksion.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjithashtu thekson nevojën e trajnimeve dhe pajisjeve teknike pasi grupet kriminale përsosin nga dita në ditë teknikat që përdorin, ecuri kjo që nuk përkon me përgatitjen e policëve.

“Është e nevojshme trajnimi, shkollimi por dhe përgatitja teknike e vazhduar e cila bën të mundur përballjen me elementë të krimit të organizuar por dhe me çdo strukturë tjetër kriminale që ngre dorë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit”, shprehet Çako.

Policët ndër vite janë shfrytëzuar për aksione të gjithfarëllojshme në mbështetje të nismave të qeverive. Gjithashtu ndryshimet e herë pas hershme në rradhët e tyre, nuk i kanë dhënë hapësirë përgatitjes për të përballuar situatat ku po gjenden sot.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj thotë se gjatë luftëskundër kanabisit, punonjësit e policisë merren dhe me asgjësimin fizik të kanabist.

“Ne kemi parë punonjës policie që merren me hashash, pra ti i ke kthy në bujq me kosore dhe po pret hashash që duhet të vijë strukturë tjetër që ta ekzekutojë, ta kontraktojë një firmë private c rendesi ka, nuk e di se si do e zgjidhi po nuk është punonjësi i policisë me marr kosoren dhe me pre hashash”, shprehet ai.

Shkollat për përgatitjen e efektivëve të rinj nuk mungojnë. Por brezat kalojnë dhe njohuritë duhet të përshtaten me metodat e reja që përdorin grupet e krimit të organizuar për të goditur radhët e policisë.

“Me ndryshime të herë pas hershme të formave dhe metodave të organizimit kriminal bën të domosdoshme që të gjithë punonjësit e polisicë, në të gjitha taktikat e ndërhyrjes apo veprimit të tyre të jenë po aq të përgatitur pse jo më shumë të përgatitur se sa vetë elementët kriminal për t’u përballur me ta”, thotë Cako.

Ngjarjet e fundit po nxjerrin në dritë një problem të hershëm të policisë shqiptare. Punonjësit e saj nisin operacione pa pasur në dorë informacionin e plotë e të nevojshëm mbi personat që po ndjekin apo ndalojnë. Kjo mungesë informacioni i ka vënë ata përballë kontigjentit kriminal të pambrojtur e ndonjëherë edhe të paorganizuar. Operacionet antikanabis por edhe më gjerë sipas ekspertëve, duhet të shoqërohen me një plan të detajuar masash.

“Nëse ka një plan operacioni, sidomos për asgjesimin e parcelave me kanabis, ky duhet të miratohet nga drejtori i policisë së qarkut dhe unë nuk e kuptoj se si mund të shkosh ta asgjësosh një parcelë me 3 punonjës policie, sepse është minimumi që t’i duhet të verifikosh, duhet të parashikosh se prandaj je titullar, prandaj je aty për të drejtuar dhe nuk je për të kap kazmën”, deklaron ish-drejtuesi i policisë.

Dhe nëse strukturat e policisë do dispononin informacionin e duhur, ndoshta ngjarja e Lezhës mund të evitohej. Arben Hajdarmataj thotë se është e nevojshme krijimi i një strukture për të vëzhguar kontigjentin kriminal në rrjetet sociale.

“Minimumi duhet të krijohet një strukturë që të ndjeki kontigjentin e policisë në të gjitha rrjetet sociale, jo të gjëmoj rrjetet dhe portalet dhe përpara informacion nxjerrin gazetarët dhe portalet se sa punonjësi i policies”, tha ai.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit thekson se të tilla ngjarje nuk duhet të kalojnë pa një hetim të detajuar të shkaqeve të tyre.

Ndërsa jo rrallë herë dënimet e vrasësve të punonjësve të policisë janë shoqëruar me pakënaqësi nga familjarët e tyre. Edhe pse autorët kanë vënë dorë mbi uniformën, në disa raste ata ja kanë hedhur paq krimit që kanë bërë.

“Nëse në momentin që një individ tenton të preki punonjësin  e policisë, ai ka prekur shtetin dhe ky lloj perceptimi do duhet të jetë jo vetëm mbarë shoqëror por duhet të ketë ndjeshmëri të madhe edhe në prokurorë, gjyqtarë apo në të gjithë sistemin, në të gjitha nivelet e gjyqësorit pasi shpesh herë individë të caktuar apo persona të cilët janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë sfumohen nga akuzat e veta deri sa dalin dhe bëhen përsëri pothuajse më agresiv se më parë ndaj punonjësve të policisë dhe marrë shkas dhe nga një penalitet i cili nuk ka shkuar deri në fund”, deklaron Çako.

Ceremonitë, titujt e fjalimet janë pjesë e nderimit të cdo punonjësi policie të rënë në krye të detyrës. Por ka ardhur momenti për të nderuar sakrificën e 225 dëshmorëve, me nisma që do pengonin shtimin e yjeve të tjerë në këtë mur kujtese.

 

 

 

 

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER