Rrëfimi i bashkëshortes së komisarit Gani Malushi: U tradhtua nga kolegët, e futën në kurth

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga Komisarët e Policisë së Shtetit të vrarë është Gani Malushi. Ai u ekzekutua në 2003 dhe vrasja e tij dyshohet se lidhet me detyrën e tij në Tropojë pasi konsiderohet si njeriu që mori guximin për të hetuar dosjen e parë për konfliktet e përgjakura të Tropojës.

Bashkëshortja e Gani Malushit rrëfehet për “Unpublished” për gjithçka ndodhi gjatë kohës kur i shoqi luftonte bandat. Esma Malushi tregon se ishin shumë të lidhur më njëri–tjetrin dhe një pjesë të shqetësimeve për kërcënimet dhe rrezikun, Ganiu i ndante edhe me të.

“Të them të drejtën sa herë që vinte Ganiu nga qyteti ku punonte, fillonte diskutonte sa unë i thosha, mjaft nuk dua të di por tani them faleminderit që ka biseduar sepse nëpërmjet bisedimeve të tij unë kam mësuar të vërtetën e sulmit dhe të tradhtisë që i bënë ditën e fundit”, tregon Esma.

Çdo ditë për bashkëshorten e komisarit, kalonte me frikën se kriminelët herët a vonë do të hakmerreshin mbi Ganiun.

“Atij nuk i shkonte ndërmend që do ndodhte një ngjarje e tillë, ndërsa mu po sepse duke parë mënyrën e punës, mënyrën e të punuarit me sinqeritet, me ndershmëri duke marrë përsipër qytetet me probleme të vështira, të mëdha me rendin dhe sigurinë, unë e kam përjetuar humbjen e Ganiut edhe në Berat, edhe në Tropojë, rrija me frikë. Përplasja me njerëzit e krimit të bën të frikshëm sepse të punosh në polici duhet të jesh në grup, nuk mund të punosh vetëm. Dekonspirimi i aksionit ishte një humbje e madhe për vetë policinë, kështu që kishte gjithmonë tradhti brenda radhëve kur donin të bënin një aksion”, shprehet bashkëshortja e komisarit.

Esma Malushi artikulon akuza të rënda për radhët e Policisë së Shtetit, pasi sipas saj Ganiu është tradhtuar nga kolegët e tij.

“Me datën 6 gusht ne pimë kafen e mëngjesit në shtëpi. Unë u merrja me një punë do dilja, punë private tregti. Ganiu u nis për në Durrës pasi i kishin thënë që duhet të dorëzosh një letër, dhe këtu është tradhtia që i është bërë Ganiut dhe në orën 10:00 më njoftojnë që Ganiu është plagos, të paradites”, tregon Esma.

Sipas saj kërkesa që iu bë komisarit për të dorëzuar shkresën ku kërkonte lejen vjetore, ishte kurth i mirë organizuar.

“Ganiun e kanë telefonuar nga Drejtoria e Qarkut të Durrësit që do shkoj të çoj shkresën që fillon lejen e zakonshme që është një nga absurdet që mund të ekzistojnë që shefi i komisariatit të Krujës të çojë letër në Durrës, pastaj krimi ka qenë i organizuar, i kanë dalë përpara në pritë, domethënë që Ganiu është tradhtuar nga vetë brenda policia”, akuzon Esma Malushi.

Për ish-drejtues të policisë një nga pikat e dobëta të sistemit është edhe mosfunksionimi i bashkëpunimit mes policisë dhe organit të hetimit. Në jo pak raste persona të kapur nga policia, janë liruar nga gjykata e më pas ata janë hakmarrë ndaj efektivëve. Nga ana tjetër sipas Havarit edhe policia ka pjesën e saj të dështimit në luftën kundër krimit të organizuar.

“Problemi i prokurorisë me policinë ka qenë i vazhdueshëm dhe vazhdon. Por policia ka pjesën e saj sepse ka punuar dobët, jo profesionalisht në qepjen e dosjen me argumente ligjorë që ai mos të lëvizi nga vendi, pastaj dhe gjykatat kanë përgjegjësitë e tyre. Jo më kot Vetingu ka larguar 150 gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që janë pasuruar, kush ju a dha lekët? Erdhën nga qielli? I kanë marrë nëpërmjet korrupsionit dhe kjo ka dëmtuar rëndë rendin dhe qetësinë publike në Shqipëri”, shprehet Mit’hat Havari.

Në fund nga e gjithë kjo mbeten kujtimet dhe keqardhja për çdo jetë polici të rënë në krye të detyrës.

“Kur merr vesh ngjarje të tilla që një oficer policie humb jetën në një aksion është një tronditje e madhe. Çdo humbje, çdo polici, ne që e vuajmë në shpirtin tonë, e kemi në kurrizin tonë, na duket sikur ka ndodh në familjen tonë, na kthehet përjetimi i vuajtjes, i sikletit, i dhembshurisë dhe mendojmë çdo heqin ato familje me këtë rrugëtim të gjatë të jetës”, shprehet Esma.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Rama viziton Vatikanin, pritet nga Papa Françesku

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita përkon dhe me 30-vjetorin e vendosjes së...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER