Rrëfimi i një shpërndarësi droge: Të rinjtë nga 18-25 vjeç, blerësit më të mëdhenj të kokainës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Unpublished” bisedoi me një të ri që është shpërndarës droge në Tiranë. Ai tregon se këtë “biznes” ka nisur herët, me synimin që kanë pothuajse të gjithë ata që i hyjnë kësaj tregtie të paligjshme; për të fituar para dhe sot thotë se arrin të fitojë dhe deri në 30 mijë lekë të reja në një ditë.

“Ekonomia, më duheshin lekë kur isha 18 vjeç, si çdo i ri që do të bëjë lekë shpejt, pa u lodhur shumë, kërkesë kishte. Nga njerëzit, nga të rinjtë shumica, mosha 17, 18 deri në 25 vjeç që kishte më shumë kërkesë, pastaj ka dhe më të mëdhenj, por këta janë ata që e përdorin më shumë. Më shumë kërkohet kokainë, shumë pak kërkohet dhe bar (hashash), po kohët e fundit ka hyrë dhe bari që kërkohet shumë, sidomos nga femrat”, shprehet shitësi.

Neli Demi, mjek psikiatër shprehet se konsumi i drogës nis nga varësia ose “nevoja psikologjike e çdo individi për të konsumuar një substancë e cila shkakton një efekt të caktuar të pëlqyeshëm përkohësisht”.

“Për individin dhe ky efekt mund të jetë një lloj relaksimi, një lloj qetësimi, ngritje të humorit apo situate të euforisë dhe vetëbesimit mund të shkaktojnë disa substanca sepse substancat janë të ndryshme, janë disa që janë qetësuese, depresuese, dhe janë disa që janë stimuluese po që shkaktojnë këtë pjesën e rritjes së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit dhe të euforisë ku mund të hyjë dhe kokaina”, shprehet ai.

Vetëm në vitin 2019, në QSUT, qendra e vetme me shërbimin e toksikologjisë në vend, janë paraqitur 850 persona për ndihmë të shpejtë. Nëse do ta thjeshtonim shifrën, llogarisim 70 persona në një muaj. Pra thënë ndryshe, çdo ditë 2 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Shumica e tyre kokainë, pasi pirja e hashashit duket se është më nën kontroll të përdoruesve e ata rrallë përfundojnë në spital.

Po si sigurohet kokaina, që më pas tregtohet kaq lirisht në rrugët e vendit? Personazhi ynë na tregon se sigurimi i dozave dorazi shkon të njohur pas të njohuri.

“Kur e siguroja, kam një rob që shet kështu por që s’mund ta tregoj dot dhe për të gjet klientët është shumë e thjeshtë, se flet me një shok, ai shoku njeh një shok tjetër, përhapet nami edhe kur ke dhe një gjë të mirë edhe nuk të largohen, edhe kështu e krijon klientelën”, thotë ai.

Drejtuesit e policisë së shtetit na tregojnë se ka dy mënyra funksionimi të shpërndarësve të lëndës narkotike, në grup dhe individualisht.

“Ka dy forma shpërndarjeje, kemi rastin kur personat janë dy ose më shumë, pra punojnë në grup”, shprehet Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Personazhi ynë na tregon se këtu një dorë e japin edhe policët e korruptuar.

“Pagatto, paguhet kryesori, edhe të le me punu për një farë kohe,,, ose do arrestohesh. Kam pasur ca, pagatto dhe te rajoni dhe te OPGJ-ja edhe kam dalë. Kështu funksionon, kurse kur je pa krahë të ngrohta nuk reziston as 1 vit”, tregon shitësi.

Por jo më pak problem se kokaina, është përdorimi i hashashit në vendin tonë. Duke u cilësohet si një drogë më e lehtë, përhapja e tij është më e madhe. Shpërndarësit më të shumtë që gjen rrugëve janë ata të hashashit. I tillë është edhe personazhi ynë I dytë. Ai tregon se në cilat grupe e shet më shumë hashashin.

Ai ka ndjekur të njëjtën rrugë që ndjekin pothuajse shumica e shpërndarësve. E nisi vet në moshën 18-vjeçare e më pas mendoi ta shfrytëzonte si punë.

Personazhi ynë na rrëfen sa kushton lënda narkotike e si ndahet ajo më pas në doza teke, për t`u tregtuar tek të tretët.

“Po varet nga ecuria e punës, ka raste marrim nga 1 kg, ka raste nga 2 kg dhe ka raste 10. Ajo shitet me doza të vogla, 5 mijë lekëshe, 10 mijë lekëshe. Po ka raste që brenda ditës bëhen 200-300 mijë lek, mos më shumë”, rrëfen ai.

Ka vite që merret me këtë tregti të jashtëligjshme, ndaj frika nga policët është zbehur.

“E merr me 800 mijë lekë (1 kg hashash) dhe e nxjerr me 16.-2 milionë lekë se e shet me doza. Po se sa herë kaloj në rrugë e mbaj në dorë dozën dhe sa shoh kacel (punonjës policie) e hedh në ndonjë pemë, në ndonjë bar ku nuk duket” tregon ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER