Si funksionon prodhimi ‘ilegal’ i kriptomonedhave në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri lejohet me ligj, por shumica e pikave nuk kanë licencë. “Unpublished” ka hulumtuar në tregun e fshehtë të prodhimit të kriptomonedhave në vendin tonë.

Kriptomonedha janë para elektronike. Ndryshe nga paratë e tjera si psh leku, dollari, apo euro që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, monedha virtuale prodhohet nga vet individët.

Janë vet përdoruesit e kriptomonedhave në rrjet që ndikojnë mbi vlerën e tyre. Ka më shumë se 5 mijë lloje kriptomonedhash, por më i njohuri mes tyre është Bitcoin, i prodhuar më shumë se një dekadë më parë.

Kohët e fundit prodhimi i tij ka nisur të shtohet edhe në vendin tonë. Të prodhosh monedha virtuale në Shqipëri, lejohet me ligj prej më shumë se një viti.

“Shqipëria ka miratuar ligjin 66\2020, në 21 maj të vitit 2020 në të cilën ka bërë dhe një rregullim ligjor me mënyrën e transaksionit me mënyrën e krijimit të burasve dhe personave që do merren me krijimin e tyre, që janë dhe agjentë të tregtimit. Ky është një hap shumë cilësor dhe avangard në Europë, mjaftoj t’u përmend që ne ishim të tretët në Europë që kemi bërë një ligj të tillë për kriptomonedhat, dhe ky ligj për tu vënë në zbatim ka nevojë dhe për aktet nënligjore”, shprehet Indrit Sefa, jurist.

Ligji shqiptar përcakton qartësisht se të prodhosh kriptomonedha duhet më parë të marrësh liçensën për këtë veprimtari. Mbikëqyrjen e këtij tregu e bën Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI. “Unpublished” iu drejtua me një shkresë zyrtare AMF, për të parë sa liçensa të tilla janë dhënë deri tani.

“Deri tani, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për licencim në bazë të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, thuhet në përgjigjen e AMF.

Çdo pikë që prodhon monedhën virtuale në vendin tonë punon ilegalisht. Po pse po ndodh kjo, kur ligji e lejon këtë biznes? Prodhimi i Bitcoin shpenzon sasi kolosale të energjisë elektrike. Nga studimet e fundit vihet re, se sasia e kësaj energjie është sa gjithë sasia që I duhet shtetit të Irlandës.

Faturat kanë shifra marramendëse, të vështira për t`u përballuar nga individët. Ndaj, personat që po arrestohen në vendin tonë, nuk po akuzohen për prodhim të paligjshëm të Bitcoin, por për vjedhje të energjisë elektrike.

“Kemi disa lloje vepra penale, duke nisur nga vjedhja e energjisë elektrike dhe deri tek mashtrimi kompjuterik”, tha cybersecurity në Policinë e Shtetit, Hergis Jica.

“Problemi nuk qëndron në krijimin në vetvete të kriptomonedhave, nuk është vepër penale dhe e ndaluar nga institucionet shqiptare penale. Problem është që siç i keni dëgjuar dhe ju, pjesën më të madhe e të krijuarit e merr kriptomonedha Bitcoin që sot ka një vlerë të jashtëzakonshëm, diku te 62 mijë dollar 1 Bitcoin. Problem I kësaj kriptomonedhe është që kërkon një sasi shumë të madhe energjie dhe një investim shumë të madh teknologjik për prodhimin e tyre. Sot në rastin se do të krijojmë një kriptomonedhë, vlera financiare, sasia e energisë dhe investimi për të prodhuar 1 kriptomonedhë, nuk është e favorshme për tregtimin e saj në atë vlerë”, thotë juristi, Sefa.

Policia e Shtetit, vetëm përgjatë vitit 2021, ka realizuar të paktën 2 operacione, që çuan në shkatërrimin e dy bazave të prodhimit të kriptovalutave. Në njoftimet e bëra për shtyp, thuhej se këta persona u arrestuan për prodhim të kriptomonedhave, edhe pse siç e theksuam më lart ligji shqiptar nuk e pengon një gjë të tillë.

Prodhimi i kriptomonedhave shpenzon aq shumë energji elektrike, sa shpesh në vlera monetare nuk ia vlen barra qiranë. Fatura e dritave shkon më shumë se fitimi nga kriptomonedha.

LEXONI GJITHASHTU:


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...


TË FUNDIT

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER